• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kuvendi do ta formojë qëndrimin për fushatën për referendumin

August 22, 2018
in BALLINA, LAJME
Kuvendi e miratoi Kodin Etik
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi i parë i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me nënkryetarët, koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesin e Qeverisë pas pushimeve është caktuar për sot pasdite. Sipas paralajmërimeve, në fokus do të jetë referendumi i caktuar për 30 shtator dhe fushata për të.

Opinioni pret përgjigje nëse dhe në cilën mënyrë deputetët dhe grupet parlamentare do të marrin pjesë në fushatën (propagandë publike) për referendumin, por edhe nëse Kuvendi, si propozuesi i autorizuar, me përfaqësues të vet do të vëzhgojë punën e organeve zgjedhore të cilat do ta zbatojnë referendumin. Nga sot intensifikohen edhe aktivitetet e Kuvendit.

Qeveria sot në seancë pritet që të përcaktojë shumën e cila do të ndahet për fushatën e referendumit në bazë të informacioneve për mjetet të cilat i kanë në dispozicion Ministritë dhe organet e administratës shtetërore, të cilat duhet të dorëzohen.

Në rrjedh është planifikimi i kampanjës, definohen detajet për konceptin. Një pjesë e institucioneve tashmë kanë dorëzuar informacione për të hollat të cilat mund t’i ndajnë.

Ministria e mbrojtjes tashmë ka publikuar se ka ndarë më pak se 60 milion denarë, mjete të cilat, siç deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, janë paraparë për aktivitete në mbështetje të integrimit në NATO, por të cilët nuk ishin në pjesën e logjistikës, as nevojë e ARM-së.

“Ajo që është e qartë është se praktikisht Qeveria nuk dëshiron të jetë autor kryesor, sepse Kuvendi është ai që e solli vendimin për referendum dhe me atë do të tregojmë se Qeveria nuk ka agjendë politike dhe partiake, por me të vërtetë në këtë çështje është koncentruar në interesin kyç të Republikës së Maqedonisë – të mos jetë shtet i izoluar, të jetë shtet me perspektivë, të bëhet anëtare e NATO-s dhe të fillojë bisedimet me BE-në”, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Ditën e hapur të ARM-së për qytetarët. (MIA)

Tags: qendrimi i kuvendit për referendumin
Next Post
Gjykimi për 27 prillin fillon sot

Gjykimi për 27 prillin fillon sot

Fillon edicioni i 57-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë

Fillon edicioni i 57-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom