• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Fillon edicioni i 57-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë

August 22, 2018
in BALLINA, LAJME
Fillon edicioni i 57-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë
Share on FacebookShare on Twitter

Strugë, 22 gusht 2018 (MIA) – Me lexim tradicional të Mallit të Konstantinit për jugun dhe ndezjen e zjarrit të festivalit para Shtëpisë së poezisë, sonte fillon edicioni i 57-të i Festivalit Mbrëmjet strugane të poezisë, që deri më 27 gusht do të mbahet në lokacione të ndryshme të Strugës dhe në disa qytete të vendit.

Sipas traditës, paradite në Parkun e poezisë do të mbillet një dru për nder të fituesit të mirënjohjes më të lartë të Festivalit “Kurora e artë” – poetit polak, Adam Zagajevski, ku do të lexohet poezi, e më pas do të ketë konferencë për shtyp me laureatin.

Pas hapjes zyrtare të manifestimit, sonte vijon leximi poetik ndërkombëtar “Meridiane poetike”.

Nesër në program është prezantimi i potretit të Mihail Renxhov, fituesit të vitit të kaluar të çmimit “Vëllezërit Milladinov” për librin më të mirë poetik në gjuhën maqedonase të botuar mes dy edicioneve të festivalit dhe lexime poetike të poetëve nga zgjedhja më e ngushtë për këtë çmim për vitin 2018. Prezantim të portretit do të ketë edhe për Pauli Tapio, fituesin e çmimit “Urat e Strugës”, të cilin MSP dhe UNESKO e ndajnë për librin më të mirë debutues, si dhe për pjesëmarrës të tjerë të festivalit.

Festivali do të prëfundojë të dielën me manifestimin “Urat” dhe dorëzimin e çmimeve “Kurora e artë”, “Vëllezërit Milladinov” dhe “Urat e Strugës”.

Në edicionin e 57-të të Mbrëmjeve strugane të poezisë do të marrin pjesë 30 poetë nga 29 vende, mes të cilave Polonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Izraeli, Greqia, Shqipëria, Mongolia, Suedia, Armenia…, si dhe rreth 50 poetë nga Maqedonia.

Next Post
LSDM: Pyetja për referendumin është e qartë dhe e thjeshtë- ardhmëri apo izolim

Mickoski shmang të thotë qëndrimin e tij dhe të partisë për referendumin

Rast i papërsëritshëm për kyçje në projektin Veprim – Integrim

Rast i papërsëritshëm për kyçje në projektin Veprim - Integrim

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom