Kryetari i Kishës Katolike, Papa Françesku e dënoi abuzimin seksual të fëmijëve nga ana e klerikëve si dhe mbulimin e këtij krimi dhe kërkoi që përgjegjësit të dënohen për këtë.
Papa Françesku kërkoi falje për dhimbjen e viktimave dhe vlerësoi se katolikët duhet që të përfshihen në përpjekjet për çrrënjosjen e abuzimit seksual në Kishë.
Papa e dënoi kulturën klerike e cila është kthyer nga vetja e saj, duke rezultuar me abuzimin e krerëve të kishës dhe më shqetësimin e tyre për reputacionin individual sesa kujdesit për sigurinë e fëmijëve.