• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk janë në Listën e Shangait

August 15, 2018
in BALLINA, LAJME
Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk janë në Listën e Shangait
Share on FacebookShare on Twitter

Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk janë regjistruar në Listën e Shangait të universiteteve më të mira në botë.

Në listën e renditjes akademike të universiteteve botërore për vitin 2018 të publikuar sot, ndodhen një mijë universitete. Në vendin e parë 16-të vite me radhë është Universiteti Harvard, në vendin e dytë Stenford nga SHBA-ja, ndërsa në vendin e tretë Universiteti britanik Kembrixh, transmeton MIA.

Dhjetë universitetet më të mira pasuese janë MIT, Berkli, Prinston, Oskford, Kolumbia, Kalteç dhe Çikago.

Universiteti Cyrih, i cili është në vendin e 19-të, mbetet i rendituri më i mirë në Evropë, ndërsa Universiteti i Kopenhagës është në vendin e dytë në Evropë, gjegjësisht në vendin e 29-të në Listën e Shangait.

Në vendin e tretë në Evropë është Universiteti i Sorbonës, i cili është në vendin e 36-të në listën e institucioneve të arsimit të lartë  të renditura më mirë.

Nga vendet e rajonit, më mirë të renditura janë universitetet në Beograd dhe Athinë, të cilët janë mes vendit 300 dhe 400, ndërsa Universiteti i Lubjanës, “Aristoteli” i Selanikut dhe Universiteti Teknik i Athinës janë pozicionuar mes vendeve 400 dhe 500.

Universiteti në Maribor dhe Universiteti i Zagrebit janë mes vendeve 500 dhe 600. Në Listën e Shangait është i renditur edhe Universiteti i Sofjes mes pozicionit 900 dhe 1000.

Listën e Shangait të cilën çdo vit e publikon universiteti Ciao Tong nga Shangai është një nga listat më me ndikim që i rendit universitetet më të mira në botë.

Kriteret kyçe për renditje të universiteteve, mes tjerash, janë numri i punimeve shkencore të publikuara në revistat ndërkombëtare, numri i fituesve të Çmimeve Nobel dhe Medalje Filds, të cilët kanë studiuar në universitet apo punojnë aty. (MIA)

Tags: listenMaqedonisëShangajUniversitete
Next Post
Detaje të reja për shpenzimet në Komisionin shtetëror zgjedhor

Detaje të reja për shpenzimet në Komisionin shtetëror zgjedhor

KRSKRR: Vozitje e kujdesshme gjatë reshjeve të rrëmbyeshme verore të shiut

KRSKRR: Vozitje e kujdesshme gjatë reshjeve të rrëmbyeshme verore të shiut

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom