Pasi që hetim i i brendshëm në MPB vërtetoi se është bërë shkelje e procedurës për udhëtime zyrtare, Qeveria sot në seancë do të debatojë për shkarkimin e drejtorit të Byrosë për siguri publike (BSP), Llazo Vellkovski.
Pas hetimit të brendshëm që e zbatoi, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fillim të muajit, pasi që në një pjesë të mediave janë publikuar fotografi nga automjeti zyrtar “Renxh rover”, për të cilin është angazhuar Vellkovski në kamp në Greqi dhe shkrimeve se në të vërtete vajza e drejtorit të BSP me automjet është dërguar deri atje, u konfirmua se nuk është ruajtur procedura për udhëtime zyrtar. Edhe krahas urdhër-pagesës nuk është nënshkruar vendim për udhëtim zyrtar.
Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale ka vërtetuar se xhipi është dërguar në Greqi me urdhër të cilin e ka nënshkruar vetë Vellkovski,. Në rrëfimin e tij ai ka deklaruar se “Renxh roverin” e ka angazhuar për domosdoshmëri, gjegjësisht sepse kohë më të gjatë i janë kërcënuar edhe atij edhe familjes së tij.
Më 2 gusht, në festën shtetërore Ilinden, kur xhipi ka qenë në Greqi, Vellkovski ka qenë i angazhuar me punë për kremtimin.
Vellkovski është një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Zaevit dhe Spasovskit, ndërsa kryeministri dje shprehu bindje se ai edhe më tek do të jetë partner i rëndësishëm në MPB, sepse është i rëndësishëm për shkak të përvojës së tij.
“I nxitur nga kërcënimet që në të kaluarën janë drejtuar ndaj tij dhe ndaj familjes së tij e ka bërë gabimin”, tha Zaev dhe përgënjeshtron se ndërrimi i tij është rezultat i llogarive brendapartiake në LSDM.
Shtoi se shkarkimi i tij është akt i mbajtjes së llogarisë, diçka që qytetarët e vendit e presin nga bartësit e funksioneve.
Në seancën e sotme qeveritare do të debatohet kërkesa për shkarkim të Vellkovskit, ndërsa Zaevi dje tha se nuk e di se kush do ta zëvendësojë dhe se deri më tani nuk janë shqyrtuar fare emra, duke pasur parasysh se ai është i kënaqur nga puna e tij dhe këtë situatë e ka hasur.
Për trashëguesit e tij të mundshëm do të bisedohet më tej. (MIA)