• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Rezultati nga anketa për referendumin shkakton dozë optimizmi

August 9, 2018
in BALLINA, LAJME
Rezultati nga anketa për referendumin shkakton dozë optimizmi
Share on FacebookShare on Twitter

Dallimi prej 6,4 për qind në dobi të qytetarëve të anketuar në Maqedoni të cilët do të japin mbështetje për pyetjen e referendumit “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, me pranimin e Marrëveshjes së Prespës”, duket se shkakton dozë optimizmi në Athinë dhe Shkup.

Ky është vlerësimi i një pjese të mediave greke të cilat e transmetojnë anketën për referendum në Maqedoni. Sipas rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik të cilin për MCMS e ka zbatuar agjencia M-prospekt në periudhën nga 24 korriku deri më 1 gusht, mbështetje për pyetjen e referendumit do të jepnin 41,5 për qind, ndërsa kundër janë prononcuar 35,1 për qind.

“Anketë – IRJM: Epërsia e atyre që do të votojnë “po”  në referendumin”; “Me 41,5 për qind është në përparësi “po” për pyetjen për emrin e IRJM-së, sipas anketës”; “Të ndarë qytetarët  në IRJM në vigjilje të referendumit”; “Sondazh – IRJM: Epërsi prej 6.5 për qind për “po” për Marrëveshjen e Prespës”; “Në Shkup,  në epërsi është “po”, zgjedhjet janë skenar i mundshëm”, janë një pjesë e titujve  në edicionet onlajn të mediave greke.

“Besojmë se shumica e qytetarëve në referendum do të prononcohen për një Maqedoni si anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe se do t’i porositin të përzgjedhurit e popullit se kjo është e ardhmja, që ua dëshirojnë fëmijëve dhe familjeve të tyre” , këtë e theksoi zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në intervistën për televizionin Kanal 5.

Ajo përmendi se disa herë kanë thënë se do ta respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve.

“Duam që t’i konsultojmë qytetarët rreth implementimit të Marrëveshjes me Greqinë e cila nënkupton ndryshime kushtetuese të cilat do t’i bëjë Kuvendi i RM-së. Konsideruam se çfarëdo që të jetë referendumi, mesazhi kyç, vendimi politik kyç, që e kemi marrë edhe në bashkëpunim me pjesën më të madhe të partive parlamentare politike është se do të dëgjojmë zërin, mendimin e shumicës dhe se të njëjtën do ta respektojmë”, tha Shekerinska.

Të gjitha partitë kryesore politike, potencoi u prononcuan në mbështetje të mbajtjes së referendumit. Ajo tha se partia më e madhe opozitare dhjetë vite flet për nevojën e referendumit.

“Me çfarë fytyre do të dalin para opinionit dhe do t’u thonë qytetarëve që të mos votojnë, të mos marrin pjesë në referendum për të cilin kanë diskutuar dhjetë vite. Nëse të gjitha paritë politike të cilat kanë pohuar se referendumi është i mirë për Maqedoninë, nëse të gjitha partitë politike i kanë ftuar realisht zgjedhësit e tyre, simpatizantët të dalin dhe ta shfrytëzojnë shansin e këtij referendumi, ai do të jetë tërësisht i shkatërruar, nuk ka dilema, por, nuk guxojmë nga ana tjetër prononcimin ta bëjmë të jetë peng i matematikave politike të dikujt”, theksoi Shekerinska.

Në Greqi, megjithatë, partneri i koalicionit në Qeveri e Aleksis Ciprasit dhe ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos u kanosën se para se Marrëveshja nga Prespa të vijë në Parlamentin grek, Grekët e Pavarur do ta braktisin qeverinë, ndërsa vendi do të shkojë në zgjedhje, Kamenos në një intervistë për radion “Real fm”,  edhe një herë e përsëriti qëndrimin se partia e tij nuk do të heqë dorë nga qëndrimet.

Ndërkohë, në Maqedoni në vijim janë përgatitjet për referendumin, prej sot fillon kontrolli i të dhënave në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit më 30 shtator. Inspektimi do të zgjasë deri më 23 gusht të vitit 2018 deri në orën 24:00.Kontrollin e të dhënave mund ta kryejnë përmes ueb faqes së KSHZ-së https://izbirackispisok.gov.mk/ dhe në zyrat rajonale dhe zyrat e KSHZ-së.

Partia politike E Majta dje dorëzoi iniciativë për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpallje të referendumit të sjellë nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Vendimi, sipas partisë, për disa pika nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën, Ligjin për referendumin, si dhe me standardet e vendosura evropiane dhe praktika të mira të referendumit të konfirmuara nga ana e Komisionit të Venedikut. (MIA)

Tags: AnketëoptimizëmReferendumrezultate
Next Post
Në Tabanoc për dalje nga Maqedonia pritet deri në gjysmë ore

Në Tabanoc për dalje nga Maqedonia pritet deri në gjysmë ore

Në Maqedoni “depërtojnë” orizi i modifikuar gjenetik dhe bërxolla prej sojës

Në Maqedoni "depërtojnë" orizi i modifikuar gjenetik dhe bërxolla prej sojës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom