Mbështetje në pyetjen e referendumit “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, me pranimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë” do të jepnin 41,5 për qind, ndërsa kundër janë deklaruar 35,1 për qind, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik të cilin për QMBN e zbatoi agjencia M-prospekt në periudhën prej 24 korrikut deri më 1 gusht të vitit 2018.
Shumica e të anketuarve 66,4 për qind kanë deklaruar se do të dalin të votojnë në referendum, përderisa 19,8 për qind tashmë janë të përcaktuar që të përfshihen në iniciativën për bojkot të referendumit. 11,9 për qind ende nuk kanë vendosur.
Sipas rezultateve, te maqedonasit mbështetje do të jepnin 27,4 për qind, përderisa kundër do të ishin 45,2 për qind. Te shqiptarët “për” do të deklaroheshin 88 për qind, ndërsa kundër 2,2 për qind. Mbështetje më të vogël japin të rinjtë 49,2 për qind, ndërsa në raport me përcaktimin partiak shumica të pritura të mëdha të simpatizuesve të dy partive më të mëdha janë në linjë me qëndrimin partiak, 75 për qind prej tyre të LSDM-së janë “për”, ndërsa 68 për qind nga mbështetësit e VMRO-DPMNE-së janë “kundër”, por devijim më të madh ka te LSDM-ja 14,6 për qind të simpatizuesve të tyre do të votonin “kundër”, përkundër 4,7 për qind nga ata të VMRO-DPMNE-së të cilët do të votonin “për”. Në mënyrë shtesë, 20,6 për qind nga ata të VMRO-DPMNE-së kishin deklaruar se nuk do të dalin në votim.
Për dallim nga anketa e zbatuar në prill, tash nuk ka dallim të madh në raport me atë se a përmenden në pyetjen e referendumit BE-ja dhe NATO-ja ose jo. Në këtë rast – pa BE dhe NATO në pyetjen “për” janë 39,8 për qind, ndërsa “kundër” do të votonin 35,7 për qind.
Pa marr parasysh rezultatin e referendumit, është e qartë mbështetja për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në BE (80,4 për qind) dhe NATO (79,9 për qind).
Anketa tregon se edhe pse 84 për qind nga hulumtuesit deklarojnë se janë njoftuar me Marrëveshjen, shkalla e njoftimit me dispozitat e tij lëviz prej diku më pak se 20 për qind të cilët vlerësojnë se janë njoftuar plotësisht, deri 28 për qind të cilët janë njoftuar pjesërisht ose aspak nuk janë të njoftuar me Marrëveshjen.
Në pyetjen – të anketuarit të theksojnë si në Marrëveshje është definuar kombësia (shtetësia), vetëm 17 për qind e kanë thënë përgjigjen e saktë (maqedonas, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pjesa më e madhe e të anketuarve nuk janë dakord (pjesërisht apo tërësisht) me disa nga dispozitat kyçe të Marrëveshjes. Kundër ndryshimeve të emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut janë 53,6 për qind kundrejt 42,3 për qind që janë dakord me ndryshimin. Ngjashëm është edhe me përkufizimin për shtetësi (nationality) ku nuk janë dakord 56,2 për qind, ndërsa dakord 38,3 për qind. Më i madh është mospajtimi me shtrirjen e përdorimit (erga omnes) me 57,1 për qind kundrejt 35,5 për qind që janë dakord edhe për ndryshimin e Kushtetutës – 58,9 për qind kundrejt 35,1 për qind.
Pjesë e madhe e shumicës nga të anketuarit 74,2 për qind japin mbështetje për zgjidhjen për gjuhën maqedonase kundrejt 20,6 për qind, si dhe me mbajtjen e kodeve MK dhe MKD – 83,9 për qind.
Edhe krahas pakënaqësisë më të madhe nga dispozitat vetanake (7 kundrejt 2 për të cilat ka mbështetje shumicë), në pyetjen për pajtueshmëri me marrëveshjen si tërësi, gjithsej 49,1 për qind kanë shprehur pajtueshmëri (kumulative nga e plotë – 34,3 për qind dhe e pjesërishme – 14,8 për qind pajtueshmëri), ndërsa mospajtueshmëri kanë shprehur 46,8 për qind e të anketuarve.
Për QMBN, anketën e ka zbatuar M-prospekt. Të dhënat janë grumbulluar përmes telefonit (CATI) në periudhën nga 24 korriku deri më 01 gusht të vitit 2018. Anketa është zbatuar në ekzemplarë të stratifikuar disallojësh nga 1026 të anketuar më të moshuar se 18 vjeç. (MIA)