Informacioni për dakordimin e Programit për bashkëpunim në sferën e kulturës midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Bullgarisë për periudhën 2018 -2021, u miratua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 82-të.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ministri i Kulturës, Asaf Ademi është i autorizuar ta nënshkruaj këtë Program.
Qeveria sot e miratoi edhe Informacionin për shënimin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Sekretariati për Çështje Evropiane obligohet të definojë program dhe detajet teknike për zbatimin e programit, për t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet e tjera për organizimin dhe shënimin e kësaj ngjarje. (MIA)