• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Iniciativa për shpalljen e referendumit u nënshkrua nga LSDM, BDI dhe BESA, në pritje të deputetëve të VMRO-DPMNE

July 30, 2018
in BALLINA, LAJME
Iniciativa për shpalljen e referendumit u nënshkrua nga LSDM, BDI dhe BESA, në pritje të deputetëve të VMRO-DPMNE
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e shumicës qeveritare paralajmëruan se paradite do ta dorëzojnë iniciativën për shpalljen e referendumit për emrin deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Sipas informacioneve të grupit parlamentar të LSDM-së, deputetët e tyre veçmë i kanë mbledhur nënshkrimet për iniciativën për shpalljen e referendumit, ndërsa në të janë nënshkruar edhe deputetë të BDI-së dhe të Besës.

Pritet të përfundojë koordinimi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, pas çka edhe atyre do t’u ofrohet iniciativa. Pas këtij takimi pritet edhe zyrtarisht të kumtohet qëndrimi i partisë opozitare në lidhje me referendumin dhe pyetjen e referendumit.

Në Propozim-vendimin, i cili do të parashtrohet deri te kryetari i Kuvendit përmbahet data – 30 shtator për mbajtjen e referendumit dhe përmbahet pyetja e referendumit e cila, sipas informacioneve të LSDM-së, është ashtu siç e propozoi kryeministri Zaev: A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO përmes mbështetjes së Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?

Në Kuvend në orën 10 filloi takimi i kryetarit të Kuvendit me koordinatorët e grupeve parlamentare me përjashtim të VMRO-DPMNE-së. Nga ky takim pritet që të dalë informacioni se në sa ora mund të caktohet seanca për shpalljen e referendumit. Ndërsa për pak më vonë, paradite është paralajmëruar edhe koordinimi i grupit parlamentar të LSDM-së, në të cilën, siç theksuan deputetë të caktuar, mund të pritet edhe prania e kryeministrit Zoran Zaev.

Në Kuvend tashmë deklarata solemne dhanë anëtarët e KSHZ-së të cilët sot do t’i ndërmarrin funksionet e tyre. Ata duhet ta organizojnë referendumin e ardhshëm të vjeshtës për emrin. (MIA)

Tags: NËNSHKRIM I INICATIVËS PËR REFERENDUM
Next Post
Rritje e eksportit të konsoliduar, neto përfitim, investime dhe 105 punësime të reja

Rritje e eksportit të konsoliduar, neto përfitim, investime dhe 105 punësime të reja

Fejsbuk përdorin 23 ministra në Qeveri, 14 janë aktivë në Tuiter dhe Instragram

Fejsbuk përdorin 23 ministra në Qeveri, 14 janë aktivë në Tuiter dhe Instragram

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom