764. – Themelohet qyteti i Bagdadit.
1178. – Frederiku I, Perandori romak, i njohur me emrin Barbarosa, kurorëzohet mbret i Burgyndisë.
1511. – Lindi Xhorxho Vazari, piktor, arkitekt dhe historian arti italian.
1619. – Asambleja e parë legjislative e Amerikës u mblodh në Xhejmstaun të shtetit Virxhinia.
1898. – Lindi Henri Mur, një nga skulptorët më të mëdhenj anglezë. Ndër punimet e tij përmenden ato për ndërtesat e UNESCO-s në Paris dhe në Linboln Senter të Nju Jorkut.
1911. – Ambasadori turk në Cetinë, Sadredin Beu, u përcolli kryengritësve përgjigjen e qeverisë turke ndaj kërkesave të tyre, ku të dërguarit e qeverisë turke pranuan disa kërkesa të kryengritësve shqiptarë, midis te cilave shpalljen në Tepelenë të konçesioneve që u bëheshin kryengritësve të Shqipërisë së Jugut.
1934. – Kurt fon Shushing emërohet kancelar i Austrisë. Emërimi i tij u bë mbas vrasjes së Engelbert Dollfus.
1971. – Anëtaret e ekipit të anijes kozmike “Apollo 15”, Dejvid Skot dhe Xhejms Fryin, ulen në Hënë.
1974. – Turqi, Greqia dhe Britania e Madhe nënshkruan marrëveshje për armëpushim në Qipro.
1989. – Anëtaret radikalë të parlamentit sovjetik ngritën një grup për të nxitur reforma më të shpejta. Boris Jelcin dhe Andrei Sakarov ishin midis atyre që u zgjodhën për të drejtuar grupin.
1997. – Dy kamikaze arabe shpërthejnë bashkë me bombat e tyre në një treg të Jeruzalemit, duke vrarë 18 persona dhe duke plagosur të paktën 170 të tjerë.
1999. – Në Samitin për stabilitetin në Ballkan, të zhvilluar në Sarajevë, udhëheqësit e 40 vendeve miratuan një plan që do të sillte paqen dhe begatinë në këtë zonë të gjakosur nga konfliktet disavjeçare.
1999. – Ushtarët amerikanë mbyllën zyrtarisht veprimet e tyre në Panama, duke braktisur zyrat në Kanalin e Panamasë mbas nje pranie rreth një shekullore atje.
2001. – Belbëzimi, i cili për një kohë të gjatë besohej se shkaktohej nga faktorë emocionalë, është zbuluar për herë të parë se lidhet me anomali fizike në tru. Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbuluan se të rriturit që belbëzojnë vazhdimisht kishin anomali në zonat e trurit që kontrollojnë gjuhën dhe të folurit.
2003. – Makina e fundit në botë “Love Bug” e tipit Volkswagen “Beetle” e ndali prodhimin e saj, duke i dhënë fund historisë së një makine 68-vjeçare, që ishte ide e Hitlerit, por u miratua nga hipitë dhe u bë më pas personazh i Hollivudit.
2007. – Në shtëpinë e tij në ishullin Faro, Suedi, ndërroi jetë Ingmar Bergman, tenist legjendar suedez dhe regjisor filmi, skenarist dhe shkrimtar i dramave. (MIA)