“Jam i sigurt që kjo ngjarje për mua është ngjarja e ditës. U takova me kryeministrin tuaj dhe me përfaqësues të pushtetit dhe të opozitës, por, unë i kam shpresat te Ju. Nuk shoh ardhmëri të ndritur për Maqedoninë, pa përfshirjen e të rinjve, pa përkushtimin e Evropës dhe kreativitetit tonë. Dhe, ju lutem, më mbështetni…
Maqedonia ka shumë miq nëpër Evropë. Unë jam një nga ata. E di se çështja me emrin është një çështje tejet e ndjeshme që nuk guxon të nënçmohet, sepse prek në emocionet e popullit. Por, më lejoni të shpjegoj disa gjëra. Ardhmëria e Maqedonisë është në NATO dhe BE, dhe kjo nuk është vetëm mendimi im, por edhe i institucioneve të Evropës, si dhe e t gjitha 28 vendeve anëtare, dhe unë dëshiroj ta shoh Maqedoninë, në anën time të Evropës, në ardhmërinë e afërt. Sepse, stabiliteti, paqja, prosperiteti dhe demokracia e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme. Mirëpo, duhet të bëhet e qartë se pa marrëveshjen për çështjen me emrin, nuk shoh mundësinë për ju të hyni në NATO he BE.
Për këtë arsye ne duhet t’i përmbushim premtimet tona, dhe Maqedonia duhet t’i përmbush premtimet e dhëna. Kjo nuk është obligim vetëm i Qeverisë, por edhe e të gjithë aktorëve politikë, të marrin përgjegjësi për tërë vendin. Politika nuk është lojë!
Prandaj Ju jeni kaq të rëndësishëm! Sepse ju do ta ndërtoni ardhmërinë e vendit tuaj. Ju na nevojiteni, prandaj ju inkurajoj të ndaleni dhe të luftoni për të drejtat tuaja, ta ngritni zërin tuaj. Jam këtu t’u dëgjoj dhe do ti vlerësoj sinqerisht idetë dhe kreativitetin tuaj…”, tha mes tjerash, në fjalimin e tij Ministri Roth.