Zakintosit, një nga ishujt më të popullarizuar në Detin e Jonit, i janë marrë të gjithë Flamujt e kaltër.
Mediat lokale njoftuan se Shoqata helene për mbrojtje të natyrës dhe Këshilli për turizëm i kanë hequr të gjithë Flamujt e kaltër nga ishulli Zakintos pas ankesave se plazhet të cilave u janë ndarë këto mirënjohje nuk i përmbushin kriteret.
Flamur i kaltër për plazhe dhe marina është standard ekologjik ndërkombëtar për cilësi të mbrojtjes së mjedisit jetësor në det dhe breg. Flamujt e kaltër u ndahen çdo vit plazheve dhe marinave të cilat i përmbushin standardet ndërkombëtare sipas 33 kritereve.
Arsyet për tërheqje janë ankesat lidhur me menaxhimin me mbeturinat e lëngshme, ndërsa posaçërisht derdhja e ujërave të zeza në lumin Agios Haralambos. Në fillim të korrikut kishte incident në rajonin e lumit Agio Haralambos kur pas lëshimit të të punësuarve në higjienën komunale të cilët e kanë mbyllur vetëm njërën nga të dy pompat, kanalizimi ka përfunduar në lum.
Faktorët e tjetër të cilët i janë shtuar vendimit për tërheqjen e këtyre mirënjohjeve janë prezenca e mbeturinave nëpër rrugë për të cilën shumë turistë janë ankuar, si dhe mungesa e shpëtuesve nëpër plazhe me Flamur të kaltër. (MIA)