• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

KESH me prodhimtari rekorde dhe të hyra nga energjia elektrike

July 19, 2018
in BALLINA, LAJME
KESH me prodhimtari rekorde dhe të hyra nga energjia elektrike
Share on FacebookShare on Twitter

Hidrologjia jashtëzakonisht e favorshme e kaskadës së lumit Drin mundësoi prodhimtari rekorde të energjisë elektrike në Shqipëri.  

Sipas të dhënave të Elektrokorporatës shqiptare (KESH) në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti të hyrat nga energjia e prodhuar elektrike janë rreth 10,9 miliardë lekë (87,3 milionë euro), falë eksportit të madh të energjisë elektrike.

“Gjendja e favorshme hidrologjike është rezultat i reshjeve të mëdha në muajt e parë, të cilat ishin disa herë më të mëdha krahasuar me reshjet mesatare në vitet e fundit. Në tre hidroelektranat e kaskadës së lumit Drin, “Fierza” “Koman” dhe “Vau te Dejes”, prodhimtaria e realizuar është 53 për qind më e madhe nga prodhimtaria mesatare në 15 vitet e fundit, konfirmojnë nga KESH.

Prej atje shtojnë se, si pasojë e kësaj është rritur eksporti i energjisë elektrike përderisa aspak nuk kishte import.

Përmirësimi i gjendjes financiare ka kontribuar në zvogëlimin e detyrimeve të KESH. Në këtë periudhë kompania kishte paguar 1,6 miliardë  lekë (12,6 milionë euro) detyrime tatimore, siç është TVSH, tatimin e fitimit dhe shpenzime tjera. Janë paguar edhe mjete për dëmshpërblimin e banorëve nga rajoni i Shkodrës nga vërshimet në vitin 2010 që ishin shkaktuar pasi ishte lëshuar uji nga akumulimet, me qëllim të mbrohen nga shpërthimi i pendave.

Neto fitimi i KESH për periudhën janar-qershor është 6,2 miliardë lekë (49,1 milionë euro).

(MIA)

Tags: KESH
Next Post
Avramopulos paralajmëron patrulla të përbashkëta evropiane në kufirin me Serbinë

Avramopulos paralajmëron patrulla të përbashkëta evropiane në kufirin me Serbinë

LSDM po i keqpërdorë aspiratat euroatlantike për politikat e saja kapitulluese

LSDM po i keqpërdorë aspiratat euroatlantike për politikat e saja kapitulluese

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom