Vetëm 10,1 për qind e amvisërive në Maqedoni me persona minorenë kanë instaluar softuer për kontroll prindëror, tregon Raporti i publikuar sot i Agjencisë për komunikime elektronike (AKE) nga hetimet e mendimit publik nga aspekti i mbrojtjes së shfrytëzuesve të shërbimeve komunikuese elektronike për shfrytëzues rezidencialë.
Më shumë se gjysma e të anketuarve (58 për qind) në shtëpitë e të cilëve, minorenët kanë qasje në internet nuk janë koshient se ekziston softuer për kontroll prindëror që fëmijëve do t’u mundësojë internet të sigurt. Dyzet e katër për qind e personave në amvisëri që momentalisht nuk kanë softuer të këtillë janë të interesuar që ta instalojnë në të ardhmen, në pjesën më të madhe (87,5 për qind) e tyre nuk dinë ku mund të blejnë një softuer të këtillë.
Përqindja e fëmijëve minorenë që kanë qasje në internet (30 për qind) shënon rënie të vogël në krahasim me vitin 2017. Në 83 për qind e rasteve fëmijët në internet qasen çdo ditë dhe në të zakonisht 37,5 për qind kalojnë në deri në dy orë dhe 43,1 për qind nga dy deri në pesë orë (në mënyrë kumulative 80,6 për qind).
Në Maqedoni qasje në internet në shtëpi kanë 84,5 për qind, ndërsa shfrytëzuesit e internetit janë 76,8 për qind e popullatës.
Një e treta e amvisërive me qasje në internet kanë dërguar ankesa telefonike deri te provajderi i tyre edhe në 90 për qind nga rastet përgjigjja e operatorit ka qenë e kënaqshme për personin që është ankuar. Vetëm 1,7 për qind e amvisërive me qasje në internet kanë dërguar ankesa më shkrim deri te internet provajderi, numri më i madh (75 për qind) për cilësinë e shërbimit.
Sipas anketimeve, rritet numri i personave që janë të kënaqur nga shpejtësia e internetit, kështu që përqindja e përgjithshme e personave të kënaqur (shumë prej “shumë të kënaqur” dhe “jam i kënaqur”) është rritur për 1,2 për qind në krahasim me vitin 2017.
Pjesa më e madhe e shfrytëzuesve në internet (66 për qind) nuk e dinë se ekziston mundësia që të matet shpejtësia e saktë që e ka furnizuar internet provajderi, ndërsa 42 për qind e tyre që janë koshient për këtë mundësi e verifikojnë shpejtësinë e internet lidhjes së tyre. Tridhjetë dhe dyzet për qind e të anketuarve që kanë qasje deri në internet e kanë kontaktuar provajderin për shkak të ndërprerjes apo mungesës së shërbimit në 12 muajt e fundit, ndërsa tek 54 për qind e tyre problemi është zgjidhur ditën e njëjtë.
Anketa është zbatuar në periudhën nga 31 maji deri më 14 qershor të këtij viti, në ekzemplar të rastësishëm reprezentativ prej 1000 të anketuarve nga popullata e moshës prej 18 e më tepër, shfrytëzues të ndonjërës nga shërbimet elektronike komunikuese: telefoni fikse, telefoni mobile, internet dhe televizion.
(MIA)