• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Deputetët pasdite do të debatojnë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në pjesën e KSHZ-së

July 18, 2018
in Uncategorized
Deputetët pasdite do të debatojnë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në pjesën e KSHZ-së
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së 53-të, në të cilën në rend dite janë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, në pjesën e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), të cilat miratohen në procedurë të shkurtuar.

Për shkak të mungesës së kuorumit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi seancën e anuloi për në orën 15. Njëkohësisht, u bëri thirrje koordinatorëve që t’i thërrasin deputetët që të sigurojnë prani për kuorum të punës.

Në seancë nuk marrin pjesë deputetët e opozitës, të cilët u prononcuan se nuk pajtohen me ndryshimet e propozuara sepse sillen pa konsultime dhe pa përkrahjen e tyre dhe në seancën e djeshme kërkuan që pika të largohet nga rendi i ditës.

Nga grupi i deputetëve të LSDM-së, porositën se ndryshimet sillen për shkak të bllokadës së VMRO-DPMNE-së, e cila, thonë, nuk dëshiron referendum, ndërsa dhjetë vjet më parë thonin se ky është mjeti më i lartë demokratik për sqarim të çështjes së emrit.

Qeveria dje propozoi ndryshime në Kodin Zgjedhor, në procedurë të shkurtuar me të cilat kërkohet që KSHZ të zgjidhet me 61 deputetë, në vend se me shumicë prej dy të tretave dhe shlyerjen e qëndrimit me të cilin parashihet që Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ta shoh propozim-ligjin. Ndryshimet janë propozuar me flamur evropian. Pushteti, siç u potencua, dëshiron që të tejkalohet bllokada e procesit për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së nga ana e VMRO-DPMNE-së opozitare.

Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor është propozuar si pikë e 12-të e rendit të ditës në seancën e 53-të.

(MIA)

Tags: Kodi ZgjedhorKSHZKuvendseancë
Next Post
Ulet numri i nxënësve dhe studentëve nëpër konvikte

Ulet numri i nxënësve dhe studentëve nëpër konvikte

Kuvendi do ta ratifikojë marrëveshjen për emrin me Greqinë

Vazhdon seanca në të cilën janë edhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor për KSHZ-në

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom