• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Xhaferi u takua me kryetarin e Parlamentit çek, Vondraçek

July 13, 2018
in BALLINA, LAJME
Xhaferi u takua me kryetarin e Parlamentit çek, Vondraçek
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Çekisë, Radek Vondraçek, në kuadër të Samitit të tretë të kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që mbahet në Varshavë. 

Gjatë takimit, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për gjendjen aktuale në vend dhe në rajon dhe bashkërisht kanë konstatuar se samitet e llojit të këtij janë mundësi e shkëlqyer për përforcimin e diplomacisë parlamentare, që në të vërtetë është në fokus të këtij Samiti në Varshavë.

Të dy kolegët ranë dakord se ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm midis dy vendeve në shumë fusha, veçanërisht në fushën e krizës së migracionit, ku forcat e sigurisë çeke së bashku me forcat e sigurisë të Republikës së Maqedonisë, në nivel jashtëzakonisht të lartë dhe profesional e ushtrojnë detyrën e sigurimit të kufirit jugor.

Xhaferi ka theksuar se një prej prioriteteve të mandatit të tij si kryetar i Shtëpisë Ligjdhënëse është diplomacia parlamentare, si mënyrë e drejtpërdrejtë për komunikim të drejtpërdrejtë mes parlamenteve.

“Kjo paraqet bazë solide për zhvillimin e marrëdhënieve në më shumë nivele të vendeve nga rajoni dhe më gjerë. Republika e Maqedonisë lartë e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Çekisë e jep në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku është anëtare fuqiplotë”, ka theksuar Xhaferi.

Nga ana e tij, Vondraçek ka thënë se për Republikën Çeke integrimi i vendit nga Ballkani Perëndimor në familjen evropiane është alternativa e vetme për siguri dhe stabilitet në rajon. Ka theksuar se Republika Çeke e pret inkuadrimin më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në familjen evropiane.

Në takim, kryetari i Parlamentit të Republikës së Çekisë, i ka dorëzuar Xhaferit ftesë për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë.

Tags: bilateralrealizoitakimTalat Xhafer
Next Post
Kompani amerikane “Telamon” hyn në Maqedoni me investim prej 11 milionë dollarë

Kompani amerikane "Telamon" hyn në Maqedoni me investim prej 11 milionë dollarë

Takim konsultativ me organizata qytetare në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë

Takim konsultativ me organizata qytetare në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom