Qendra për zhvillim të mediave kërkon të gjitha partitë politike të obligohen për fillim urgjent të reformave në sektorin medial të premtuara me marrëveshjen e Përzhinos nga viti 2016 dhe të parashtruara si kërkesa nga Komisioni Evropian në dokumentin Prioritete urgjente reformuese.
Reformat në sektorin medial, thonë prej atje, janë parakusht për lirimin e mediave dhe opinionit në Maqedoni dhe për fillim të sigurt të proceseve eurointegruese pa kompromis, si dhe cilësi të domosdoshme që Maqedonia duhet ta zbatojë në skrining procesin që ishte paralajmëruar si kusht për marrjen e datës për negociata vitin e ardhshëm.
“Hap i parë në fillimin e reformave duhet të jetë miratimi urgjent i ndryshimeve të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovozuale, i cili për momentin ka ngecur në procedurë kuvendore. Pikërisht për atë nga Komisioni amë për transport dhe lidhje kërkojmë menjëherë ta vazhdojë procesin e pranimit të Propozim-ligjit dhe sinqerisht të vihet në funksion të reformave urgjente në sistemin medial”, thuhet në kumtesën e Qendrës për zhvillim të mediave, prej ku thonë se ajo duhet të jetë vetëm fillim i reformave gjithëpërfshirëse mediale.
“Ministrisë kompetente i propozojmë menjëherë të formojë grup të përbërë nga ekspertë dhe përfaqësues të organizatave mediale, e cila do të punojë në strategjinë që do t’i konfirmojë drejtimet, masat dhe aktivitetet për zbatimin e reformave”, thuhet në kumtesën e Qendrës për zhvillim të mediave dhe grupit të ekspertëve për politika mediale.
(MIA)