Fondacioni Fridrih Ebert – zyra Shkup dhe CIVIL – Qendra për Liri organizojnë panel diskutim në temën “Perspektivat rinore për integrimin e Maqedonisë në BE” që do të mbahet më 24.07. 2018 (e martë) në ora 11.45-13.00 në ballkonin verior të Muzeut të Arteve Bashkëkohëre të Qytetit të Shkupit. Paneli organizohet me rastin e vizitës zyrtare të Ministrit shtetëror i Gjermanisë për Evropë, Mihael Rot.
Kjo është mundësi e veçantë për përfaqësuesit e organizatave rinore në Maqedoni, si dhe për pjesëmarrësit tjerë, t’i ndajnë idetë dhe qëndrimet e tyre për proceset euro-integruese të vendit dhe të provojnë bashkë me mysafirin e lartë, të japin përgjigje për pyetjen:
Në cilën mënyrë anëtarësia në BE do të kontribuojë për avancimin e mundësive të të rinjve në vend në aspektin e arsimit, punësimit, krimit dhe korrupsionit, përfshirjes dhe pjesëmarrjes në proceset demokratike në nivel nacional dhe lokal?
Diskutimi në ngjarjen do të zhvillohet në gjuhën angleze. Organizatorët do të sigurojnë video transmetim, ndërsa komuniteti onlajn do të mundet të parashtrojë pyetje dhe të komentojë në rrjetet sociale. Hashtagu: #MKyouthEU
Për shkak të hapësirës së kufizuar, pjesëmarrja është e mundur pas paralajmërimit paraprak në [email protected] më së voni deri më 20.07.2018, ora 16. Paraqitja në Fejsbuk eventin nuk konsiderohet si paraqitje e rregullt.