• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kontroll më i madh në financimin e partive politike për parandalimin e korrupsionit

July 12, 2018
in BALLINA, LAJME
Kontroll më i madh në financimin e partive politike për parandalimin e korrupsionit
Share on FacebookShare on Twitter

Rregullativa ligjore për financimin e partive politike është cilësore dhe e mirë. Problem është transparenca dhe kontrolli i procesit. Për përmirësimin e situatave është i nevojshëm përforcimi i kontrollit përmes krijimit të një institucioni kompetent. Financimi i partive politike mund të jetë dera përmes të cilës korrupsioni hyn në tërë sistemin.

Këto janë qëndrimet e një pjese të pjesëmarrësve në tryezën e sotme të rrumbullakët në temë “Përmirësimi i modelit të financimit të partive politike në Maqedoni”, që u mbajt në organizim të Institutit demokratik kombëtare (IDK) dhe në bashkëpunim me Transparensi Interneshënal Maqedoni.

Zgjidhjet ligjore janë të mira, tha Slagjana Taseva nga Transparensi Interneshënal Maqedoni dhe dihet se cilat janë mënyrat e ndaluara dhe të lejuara të financimit të partive politike.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska është e mendimit se zgjidhjet ligjore janë të mira, për çka, siç tha, flasin edhe vlerësimet e organizatave ndërkombëtare, midis të cilëve edhe GREKO, por se duhet të punohet në kontroll të madh të financimit të partive.

“Duhet të punojmë në përforcimin e mekanizmave për implementimin e normave ligjore, sepse në ligjet tona qartë është përshkruar se cilat janë burime të ndaluara të financimit – nga jashtë vendit, nga institucionet shtetërore, institucionet publike…”, tha Deskoska.

Përforcim i kapacitetit, sipas saj, do të thotë përforcim edhe i Komisionit antikorrupsion, Entit Shtetëror për Revizion, gjyqësi dhe prokurori. Ato, tha ministrja Deskoska, janë institucione, të cilat mund të kontribuojnë për parandalimin e korrupsionit dhe financimin e paligjshëm të partive politike.

Si mundësi edhe Taseva edhe Deskoska nuk e hodhën poshtë edhe financimin e partive politike vetëm nga mjetet buxhetore, por, theksuan se ende nuk mund të thuhet se është e mundur të realizohet.

Edhe Liza Klajn, konsultuese e IDK Maqedoni, mendon se kontrolli i financimit është mjet më i dobët dhe se duhet të punohet në përforcimin e tij.

Ligjet, thotë ajo, janë të mira, por problem janë transparenca dhe mbikëqyrja. Për t’u përballur me problemin, është e nevojshme kohë dhe është e nevojshme të punohet në mënyrë themelore, hap pas hapi.

(MIA)

Tags: KONTROLL I FINANCIMIT TË PARTIVE
Next Post
S’ka as datë për në BE, e as ftesë për në NATO

S'ka as datë për në BE, e as ftesë për në NATO

MPPS: Punojmë në zbardhjen e rastit me foshnjën 11- muajshe e cila është kafshuar në kopsht

MPPS: Punojmë në zbardhjen e rastit me foshnjën 11- muajshe e cila është kafshuar në kopsht

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom