Ambasadori i Sllovenisë në NATO, Jellko Kacin në Bruksel porositi se nga qytetarët e Maqedonisë varet nëse vendi do të bëhet anëtare e Aleancës.
“Vendimi në Greqi veçmë është miratuar, kushtet janë në anën e juaj, pasi të përmbushen kushtet presim sinjal pozitiv nga Athina. Të mos merrnim porosi pozitive sekretari gjeneral sot nuk do të mund të nënshkruante dokumentin dhe të fillojnë negociatat inkuadruese”, ka thënë Kacin.
Paditen e sotme, kryeministrit Zoran Zaev do i dorëzohet ftesa për në NATO e cila çon në negociatat inkuadruese me vendet anëtare dhe ratifikimin nga ana e tyre, pasi në referendum të kalojnë ndryshimet kushtetuese të parapara me marrëveshjen me Greqinë.
Pa këto ndryshime kushtetuese, Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare, por ftesa nuk mund të tërhiqet, ka precizuar ambasadori slloven, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
“Jemi të vendosur t’i ofrojmë shansin Maqedonisë dhe do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona, pra të ndihmojmë qytetarët të kuptojnë momentin historik pas gjithë atyre viteve bllokadë. E Maqedonisë është të vendos nëse pranon kompromis dhe të plotësojë Kushtetutën e saj që në fillim të vitit të ardhshëm ministrat e juaj të mund të jenë me ne në mbledhjet e NATO-s”, ka thënë Kacin. (MIA)