• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ju ftoj së bashku ta festojmë ftesën për në NATO më 14 korrik në 15 qytete të Maqedonisë

July 12, 2018
in BALLINA, LAJME
Ju ftoj së bashku ta festojmë ftesën për në NATO më 14 korrik në 15 qytete të Maqedonisë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev sot në mëngjes, duke arritur në ditën e dytë të Samitit të NATO-s, i ftoi qytetarët e Maqedonisë më 14 korrik në festë të përbashkët në 15 qytete nëpër vend për ta festuar ftesën për në NATO si një sukses të madh për të gjithë qytetarët.

“Prej sot Maqedonia shkon vetëm përpara, ndërsa qytetarët po radhitin edhe një sukses të madh. Urime Maqedoni. NATO-ja vendosi të dërgojë ftesë për t’u bërë anëtarja e 30-të e Aleancës. E morëm ftesën për t’u bërë aleat i vendeve më të fuqishme të botës. Kjo është ftesë për anëtarësim të plotfuqishëm në unionin më të madh për paqe dhe siguri të skenës ndërkombëtare. Pritëm edhe një ditë të madhe. I realizuam qëllimet tona strategjike, ëndrrat dhe shpresat tona të përbashkëta. Të vazhdojmë të hapërojmë deri tek vendimi i ardhshëm i madh kur sërish do të themi ‘po’ për ardhmërinë tonë dhe për ardhmërinë e Maqedonisë. Ju ftojmë të shtunën, më 14 korrik, të festojmë së bashku në qytetet nëpër Maqedoni. Qeveria po përgatit festa në 15 qytete ku me muzikë vendore do të urojmë, sepse po shkojmë përpara, Maqedonia hyn në NATO dhe po hapëron drejt BE-së”, deklaroi Zaev në fjalimin e tij deri tek qytetarët.

Më pas ai shtoi se ky është një realizim i qëllimeve tona strategjike dhjetëvjeçare.

“Vetë ftesa, hapërimi përpara, vetë fillimi i datës për negociata për BE janë një plotësim i qëllimeve tona strategjike dhe ëndrrat tona dhjetëvjeçare si popull, komb si Republika e Maqedonisë. Unë jam i bindur se populli ynë fuqishëm do ta mbështesë këtë ardhmëri sepse këto i meriton ajo ardhmëri. Jam i bindur se në hapat e ardhshëm, në referendum, qytetarët do të dërgojnë porosi serioze në momentin e drejtësisë para ardhmërisë së saj. Jam i bindur se qytetarët janë mbështetësit më të mëdhenj të ardhmërisë së Maqedonisë në NATO dhe në BE”, thotë ai.

Në pyetjen nëse ka marrë porosi nga liderët botërorë në darkën e mbrëmshme me vendet anëtare në Bruksel, Zaev tha:

“Këta janë njerëz që e udhëheqin botën, liderët më të mëdhenj botërorë – presidenti Tramp, kancelarja Merkel, presidenti Makron… të mos harroj të gjithë liderët botërorë. Unë jam shumë i gëzuar që e përjetova këtë moment kur i pash të gëzuar të gjithë këta udhëheqës botërorë për shkak të Maqedonisë. Të gjithë në njëfarë mënyre uruan, dëshiruan sukses, ofruan ndihmë dhe mbështetje. Jam i gëzuar që e përjetova momentin për ta udhëhequr pushtetin ekzekutiv në Republikën e Maqedonisë kur Maqedonisë i ndodhin punë të tilla të bukura madhështore”, tha kryeministri i Maqedonisë.
(MIA)

Tags: festim për ftesën në NATOZaev
Next Post
Shekerinska me 18 kolegë nga NATO nënshkroi Memorandum për mirëkuptim

Shekerinska me 18 kolegë nga NATO nënshkroi Memorandum për mirëkuptim

Ahmeti: Nuk ka bashkim kombëtar, Shqiptarët t’i përforcojnë shtetet e tyre

Ahmeti uron qytetarët e Maqedonisë me rastin e marrjes së ftesës për në NATO

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom