• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev për ANA-MPA: Pas samitit të NATO-s të gjitha partitë politike do t’i përcaktojnë detajet rreth referendumit

July 11, 2018
in BALLINA, LAJME
Nuk ka vend për tolerancë për veprimet e jashtëligjshme
Share on FacebookShare on Twitter

Pas samitit të NATO-s të gjitha partitë politike do të kenë takim në Kuvend që t’i përcaktojmë elementet e referendumit, detajet për çështjen e cila do të parashtrohet në referendum dhe për karakteristikat e referendumit, thotë kryeministri Zoran Zaev në deklaratën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.

Siç transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina, Zaev shfaqi shpresë se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe i përsëriti datat e mundshme – 23 shtatorin, 30 shtatorin apo 7 tetorin, për siç tha, “të ketë kohë të mjaftueshme që të finalizohen të gjitha proceset deri në fund të vitit”.

“Referendumi e dimë se do të përfundojë me sukses dhe shpresojmë se të gjithë do të jenë të motivuar për të kontribuuar që procesi i referendumit të ketë sukses të madh, pasi që është shumë i rëndësishëm për vendin tonë”, thotë kryeministri i Maqedonisë, në deklaratën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese Zaev sqaroi se janë të nevojshme 90 deri në 110 ditë, “kështu, 15 janari është para nesh”, prandaj, nëse procesi përfundon me sukses prej palës së Maqedonisë, “mbetet që Parlamenti grek të votojë për ratifikimin e marrëveshjes dhe ta ratifikojë protokollin për anëtarësinë tonë në NATO”.

Agjencia greke ANA -MPA, i transmeton deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë pas samitit të djeshëm në Londër se “liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor unanimisht potencuan se Marrëveshja e Prespës dhe guximin të cilin e treguan kryeministrat Zaev dhe Cipras janë model për zgjidhjen e çështjeve më të ndërlikuara bilaterale dhe se do të vazhdojnë të japin mbështetje të madhe në zbatimin e Marrëveshjes”.

“Me kryeministrin Aleksis Cipras zgjodhëm zgjidhje të cilat do të jenë të kënaqshme për qytetarët dhe për shoqëritë tona dhe jo për ne dhe partitë tona politike”, deklaroi Zaev dhe theksoi se Marrëveshja midis IRJM dhe Greqisë në realitet është kontributi më i mirë për sjellje dhe krijimin e marrëdhënieve të reja miqësore midis shteteve dhe politikanëve, publikoi agjencia greke e lajmeve.

(MIA)

Tags: intervistë për ANA-MPAZaev
Next Post
Genimata thirrje që Maqedonia të mos marrë tani ftesë për në NATO

Genimata thirrje që Maqedonia të mos marrë tani ftesë për në NATO

Përfundoi Samiti në Londër: BE-ja dhe Gjermania mbeten fuqimisht të përkushtuara, Britania ndan fonde për mbështetjen e Maqedonisë

Përfundoi Samiti në Londër: BE-ja dhe Gjermania mbeten fuqimisht të përkushtuara, Britania ndan fonde për mbështetjen e Maqedonisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom