Shumica e njerëzve konsiderojnë se bota sot është më e rrezikshme se sa ishte dy vjet më parë, përderisa rriten shqetësimet për shkak të dhunës së motivuar politike dhe armëve për shkatërrim masiv, tregoi hulumtimi i organizatës jofitimprurëse suedeze, Global Çelinxhis Faundejshën.
Gjashtë nga dhjetë të anketuarit të cilët kanë marrë pjesë në hulumtim, gjegjësisht 60 për qind, janë përgjigjur se rreziku është rritur, duke vlerësuar se përleshjet apo armët bërthamore janë më të rrezikshme se sa rritja e popullatës apo ndryshimet klimatike.
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar para samitit të NATO-s në Bruksel dhe gjatë tensioneve të rritura mes SHBA-së dhe aleatëve rreth shpenzimeve për mbrojtje.
“Është e qartë se sistemet tona aktuale në bashkëpunim global nuk u japin njerëzve ndjenjë sigurie”, tha Maths Anderson, nënkryetar i Global Çelinxhis Faundejshën.
Anderson konsideron se njerëzit ndjehen jo të sigurt për shkak të tensioneve midis NATO-s dhe Rusisë, përleshjet në Siri, Jemen dhe Ukrainë dhe tensionet bërthamore me Korenë e Veriut dhe Iranin.
(MIA)