Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Thereza Mej si rrëfim mjaft të suksesshëm midis dy samiteve të fundit BE – Ballkani Perëndimor e theksoi marrëveshjen historike midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, me ç’rast i përgëzoi kryeministrat Zaev dhe Cipras, duke potencuar se progresi është i mundur, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
Kryeministrja britanike në Samitin në Londër paralajmëroi ndarjen e mbështetjes financiare për projekte për përforcimin e administratës publike në Maqedoni si edhe për ndihmë për trajnim për aftësi digjitale të një milion fëmijëve të shkollave fillore nga rajoni, me qëllim që ta dallojnë fuqinë e tyre në botën moderne.
Në përmbylljen e samitit, kryeministri Zaev pati takim bilateral me kryetarin e Qeverisë së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Në takim dy kryeministrat kanë folur për mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe bashkërisht kanë konstatuar më shumë sfera me potenciale të fuqishme.
Shefi i Qeverisë së Maqedonisë në margjinat e Samitit pati edhe takim të shkurtër me kancelaren e Gjermanisë, Angel Merkel, në të cilin e ka njoftuar me përgatitjet për referendumin e ardhshëm për realizimin e dispozitave të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë dhe të Greqisë dhe për partneritetin strategjik.
Agjenda e punës në Samitin BE- Ballkani Perëndimor në Londër përfundoi me pres konferencë të përbashkët të kryeministres britanike Mej, të kancelares Merkel dhe të eurokomisarit për politikë fqinje dhe zgjerim të BE-së, Johanes Han.
Në konferencën për shtyp u theksua se BE dhe Gjermania, veçanërisht përmes Procesit të Berlinit, mbeten edhe më tej të përkushtuar në mbështetjen e afirmimit të vlerave evropiane në rajon, në projekte për ndërlidhje dhe për bashkëpunim rajonal dhe në projekte për sigurinë e rajonit dhe të Evropës dhe se për projektet e ardhshme është paraparë edhe mbështetje e re financiare prej fondeve të BE-së.
Në përbërjen e delegacionit qeveritar të kryesuar prej kryeministrit Zoran Zaev në Samitin BE-Ballkani Perëndimor (Procesi i Berlinit), që u mbajt në Londër, ishin edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
(MIA)