• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Genimata thirrje që Maqedonia të mos marrë tani ftesë për në NATO

July 11, 2018
in BALLINA, LAJME
Genimata thirrje që Maqedonia të mos marrë tani ftesë për në NATO
Share on FacebookShare on Twitter

Liderja e Lëvizjes për Ndryshime, Fofi Genimata përmes një interviste për televizionin grek “Alfa” ka bërë thirrje që Maqedonia tani të mos marrë ftesë për anëtarësim në NATO, por pasi të përfundojnë të gjitha obligimet e parapara në marrëveshjen.

“Unë dua, bile edhe tani, në moment të fundit, të dërgoj thirrje të mos ekzistojë tani ftesa për Shkupin. Të ketë vendim se do të ftohen me përfundimin e procesit i cili duhet të përfundojë. Por të mos jepet ftesa tani, pasi do të gjendemi para aktit të kryer. Vendi ynë nuk duhet tani t’i japë të gjithë adutët, pa mos qenë të sigurt nëse pala tjetër do të arrijë t’i përfundojë të gjitha obligimet që i kemi ndërmarrë”, ka thënë Genimata në intervistë.

Ajo konsideron se ekziston hapësirë, edhe në moment të fundit në përmirësimin e marrëveshjes së Prespës dhe ka sqaruar se partia e saj që në moment të parë ka theksuar dy punë, për të cilët nuk mund të mbështesin zgjidhjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

“E para është rreziku të gjendemi para aktit të kryer lidhur me NATO-n dhe tani është moment kritik. E dyta se ekziston emër i përbërë me përcaktim gjeografik, por realisht nuk ekziston erga- omnes kur qeveria dhuron kombësi maqedonase dhe gjuhë maqedonase. Këto janë rreziqet dhe për këtë rekomandojmë. Ka hapësirë për përmirësimin e marrëveshjes. Para nesh është takimi në NATO, para nesh është revizioni i Kushtetutës në Shkup”, ka thënë Genimata për televizionin grek “Alfa”, transmeton MIA.

 

Tags: Genimatathirrje për mospranim të Maqedonisë në NATO
Next Post
Përfundoi Samiti në Londër: BE-ja dhe Gjermania mbeten fuqimisht të përkushtuara, Britania ndan fonde për mbështetjen e Maqedonisë

Përfundoi Samiti në Londër: BE-ja dhe Gjermania mbeten fuqimisht të përkushtuara, Britania ndan fonde për mbështetjen e Maqedonisë

Për ne është shumë e rëndësishme të hyni në NATO

Për ne është shumë e rëndësishme të hyni në NATO

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom