• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev – Mogerini në Samitin në Londër

July 10, 2018
in BALLINA, LAJME
Zaev – Mogerini në Samitin në Londër
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev i cili e kryeson delegacionin qeveritar të Maqedonisë në Samitin “BE – Ballkani Perëndimor” në Londër, sot duhet të realizojë takim me përfaqësuesen e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Federika Mogerini.

Në suaza të Samitit është planifikuar që Zaev të realizojë takim bilateral edhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ndërsa në margjina të takohet me drejtorin e Shërbimit britanik për siguri kombëtare, Robert Çarterton Dikson, si dhe anëtarët e Ohrit – grup, në organizim të së cilit është edhe mëngjesi i punës me 16 politikanë, përfaqësues ushtarak dhe gazetarë nga Mbretëria e Bashkuar.

Ngjarjet qendrore në Samitin “BE – Ballkani Perëndimor” do të fillojnë me pritje që e organizon kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Tereza Mej për shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit dhe vendeve anëtare të BE-së prezentë në samit, si dhe për përfaqësuesit e Komisionit Evropian.

Kryeministri Zaev është ftuar të mbajë fjalim në panelin “Politika e jashtme, çështjet bilaterale dhe trashëgimia nga e kaluara”, si dhe të marrë pjesë në punën e sesionit plenar të udhëhequr nga kryeministrja britanike, në të cilin do të prezantohen planet për Samitin në Varshavë në vitin 2019. Në këtë sesion plenar do të mbajnë fjalime kryeministri Matuesh Moravjecki, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe eurokomisari Han me temë “Ardhmëria e Procesit të Berlinit”.

Kryeministri Zaev, në ditën e parë të punës së Samitit, mori pjesë në drekën e punës me shefat e delegacioneve dhe drejtorët e Bankës Evropiane për Investim, Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, përfaqësuesit e Këshillit rajonal për bashkëpunim me vendet nga Ballkani Perëndimor, si dhe përfaqësuesve të Zyrës rajonale për bashkëpunim mes të rinjve. Temë e sesionit të drekës së punës, nën udhëheqësinë e nikoqires të Samtit, kryeministres Mej, ishin ekonomia dhe bashkëpunimi rajonal.

Zaev pasdite u takua edhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit për demokraci Vestminster nga Britania e Madhe Entoni Smit.

Nga Londra, kryeministri Zoran Zaev, me fluturim të posaçëm niset për në Bruksel ku do të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të NATO.

(MIA)

Tags: "BE - Ballkani Perëndimor"LondërMogerinitakimZaev
Next Post
Maqedonia në pritje të ftesës për NATO

Maqedonia në pritje të ftesës për NATO

EVN do ta shënojë ditën e lindjes së Nikolla Tesllës

EVN do ta shënojë ditën e lindjes së Nikolla Tesllës

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom