• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Dita Botërore e Popullsisë

July 10, 2018
in BALLINA, LAJME
Dita Botërore e Popullsisë
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Fondit të Kombeve të Bashkuara – UNFPA sot do ta shënojë Ditën Botërore të Popullsisë 2018. Këtë vit, tema është “Planifikimi i familjes si e drejtë e njeriut”.

Dita Botërore e Popullsisë për herë të parë u shënua më 11 korrik të vitit 1990 në më shumë se 90 shtete në botë. Qëllimi kryesor ishte të rritet vetëdija për çështjet urgjente dhe të rëndësishme lidhur me popullsinë botërore veçanërisht në kontekst të zhvillimit të përgjithshëm, informojnë nga UNFPA.

Asambleja Parlamentare e KB-së me Rezolutën 45/216 më 21 dhjetor 1990 e solli vendimin e Ditës Botërore të Popullsisë të vazhdojë rregullisht të shënohet në mbarë botën duke e përforcuar vetëdijen për çështje lidhur me popullatën botërore.

Konferenca ndërkombëtare për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara para 50 vitesh e shpalli planifikimin e familjes si të drejtë të njeriut, që sot të pranohet si bazë e të drejtave të shumta. Që atje, e drejta e planifikimit të familjes përfshin gëzimin edhe të të drejtave të tjera siç janë e drejta e shëndetit, arsimit dhe jetës dinjitoze.

Qasja drejt planifikimit të sigurt dhe vullnetar të familjes zë vend qendror në përforcimin e barazisë gjinore dhe është faktor kyç për zvogëlimin e pabarazive dhe varfërisë. Sigurimi i qasjes universale për shërbime shëndetësore për shëndet riprodhues, duke e përfshirë edhe planifikimin e familjes, e përshpejton progresin e shtetit drejt zvogëlimit të varfërisë dhe realizimit të qëllimeve globale zhvillimore, theksojnë nga UNFPA.

(MIA)

Tags: DITA BOTËRORE E POPULLSISË
Next Post
Zaev – Mogerini në Samitin në Londër

Zaev - Mogerini në Samitin në Londër

Maqedonia në pritje të ftesës për NATO

Maqedonia në pritje të ftesës për NATO

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom