• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Vijojnë afatet për KSHZ, seanca e komisionit kuvendor për zgjedhje ende nuk është caktuar

July 9, 2018
in BALLINA, LAJME
Ja disa nga emrat që partitë do të propozojnë për anëtarë të KSHZ-së
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë javë duhet të fillojë procedura kuvendore për zgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, por ende nuk dihet nëse dhe kur kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE do të caktojë seancë.

Dje ai për shumë media deklaroi se nuk do të caktojë seancë të Komisionit, i cili është kompetent për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ, derisa partitë nuk pajtohen dhe nuk japin dritë jeshile.

Në të kundërtën, thekson, nëse ai e fillon procedurën pa pëlqimin e dhënë nga partitë, procesi nuk do të ketë sukses dhe se do të duhet tërë procedura të niset nga fillimi, me shpallje të re, afat i ri për kandidime që do të humbej kohë shtesë.

VMRO-DPMNE para ca kohësh përmes zëdhënësit, Naum Stoillkovski tha se që të votojë për KSHZ-në, fillimisht duhet të miratohen ligji për financimin e partive dhe ligji i Qeverive, sepse sipas partisë, kjo është dakorduar që para se VMRO-DPMNE të kthehet në Parlamentin e Maqedonisë dhe të japë mbështetje për ligjet reformuese.

Për qëndrimin e tillë reagoi LSDM-ja, prej nga theksojnë se opozita me qëllim e bllokon procesin dhe e shtyn përzgjedhjen e KSHZ-së dhe çdo ditë e jep nga një kusht të ri për mbështetjen e negociatave.

Afati për formimin e Komisionit të ri Shtetëror Zgjedhor skadoi më 29 qershor. Përbërja e re do të ketë mandat gjashtëmujor dhe do të jetë e angazhuar për referendumin, të cilin kryeministri Zaev e paralajmëroi për në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit të këtij vitit.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi shpreson se opozita nuk do ta bllokojë zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, prej çka varet edhe mbajtja e referendumit.

“Për herë të parë ndodhë që Komisionin për zgjedhje dhe emërime ta udhëheq opozita. Pas përfundimit të vitit 2016, me kompromis u morëm vesh dhe zgjatëm dorë si shumicë, të tregojmë se kemi besim tek opozita. Me gjithë premtimet e opozitës se nuk do shfrytëzohet për obstruksione ai Komision, shohim se në praktikë nuk është ashtu”, tha Xhaferi në emisionin “Uredniçki brifing” të 1TV.

Zgjedhja e KSHZ-së nuk mund të kalojë pa pëlqimin dhe votimin e opozitës, duke e pasur parasysh se nevojitet shumicë prej dy të tretave në Kuvend.

Shpallja për përbërjen e re të KSHZ-së përfundoi para dy javëve, ndërsa janë paraqitur 41 kandidatë. Afati deri kur duhet Kuvendi ta zgjedh përbërjen e re të KSHZ-së është 17 korriku.

(MIA)

Tags: KSHZpërbërje e reprocedurë
Next Post
Ngjarja e dytë publike “Partneriteti i hapur qeveritar”

Ngjarja e dytë publike "Partneriteti i hapur qeveritar"

Këtë javë Samiti i NATO-s në Bruksel, Maqedonia pret ftesë

Këtë javë Samiti i NATO-s në Bruksel, Maqedonia pret ftesë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom