“Në politikë ka dy parime mbi ndërtimin e qëndrimeve dhe si pastaj ato qëndrime rriten në strategji. Njëri parim është ti njihni vlerat, ti zgjidhni vlerat, dhe pastaj, në bazë të atyre vlerave të ndërtoni interesa. Parimi tjetër është i kundërt. Ti zgjidhni interesat, dhe pastaj në bazë të asaj zgjedhjeje të ndërtoni vlera. Situata ideale është kur këto dy gjëra do të ishin të balancuara. Mirëpo, atje ku sundojnë vlerat, komponenta demokratike është më e fuqishme, ndërsa aty ku sundojnë interesat, më e fuqishme është komponenta e stabiliteti”, tha Sasho Ordanoski, anëtari i Bordit të ekspertëve të Civilit.
Në konferencën “Perspektiva të Maqedonisë: Si deri në Evropë?” në organizim të Civilit dhe MCMS, Oranoski i theksoi arsyet për nevojën Maqedonia të jetë anëtare e NATO dhe BE.
“Kjo është poenta ime e parë të cilën do t’u kisha lutur ta mbani mend për shkak të poentës së dytë. Modeli politik i Maqedonisë është i rrallë, dhe në praktikë, i vetmi në Ballkan, i cili tenton të zhvillohet. Kjo është demokraci multietnike, multifetare dhe multikulturore në korniza unitare. Ky model është i vetëm, i cili zhvillohet për 27 vite në Ballkan. Në shtete tjera ka pasur tentime për një gjë të tillë ose këto tentime të marrin kontekst tjetër, në korniza federale etj, ku keni hapësirë për shtete siç për shembull është Greqia, e cila është ultrakonzervative, dhe e cila, në atë kuptim, edhe pse është demokraci, nuk njeh lloj të këtillë të multietnicitetit, siç është Maqedonia. Modeli politik i Maqedonisë është ngushtë i lidhur me konsensusin liberal të Bashkimit Evropian. Sepse ky konsensus liberal i Bashkimit Evropian i mundëson këto vlera të cilat i kemi zgjedhur dhe mbi të cilat i ndërtojmë interesat tona. Problemi është se në këtë moment, në vitet e fundit, në BE sundon interesi në llogari të vlerave dhe ky problem mbi ne reflektohet shumë keq. Për arsye se BE është korniza, konstruksioni i ndërtimit të cilin tentojmë ta ndërtojmë mbi atë komponentë vlerësuese kur BE fliste për vlera dhe ishte union i vlerave. Historikisht, nuk është hera e parë që BE të kthehet më tepër nga interesat, por tani, de fakto është e kthyer andej, dhe prandaj mbisundojnë komponentë të diskutimit për stabilitet, migrantë, rrezikime, kërcënime etj…
Rruga ynë drejt Evropës është diçka pa të cilën nuk mund të mbijetojmë. Dhe për këtë arsye dilema nëse mundemi jashtë BE, është e pakuptimtë. Gjegjësisht, kjo do të ishte vetëm një fazë në të cilën pa BE do të kemi sfida tepër më të mëdha të cilat ka mundësi të mbarojnë me ndonjë shkatërrim, ose, me zëvendësim të këtij modeli të cilin tani jemi duke e ndërtuar. Ky më nuk do të jetë model unitar multietnik demokratik, por ndoshta do të duhet të kthehemi nga skenarët e Bosnjes, Kosovës, ose edhe më të këqija…
Ne këtë model e kemi zgjedhur në vitet e 90. Për shembull, Serbia vendosi të mos e zgjedhë këtë model. Serbia vendosi të bëjë tre lufta dhe të gjitha t’i humbë. Nëse do ta zgjidhte këtë model, po, me siguri sot në Beograd do të flitej shqip në Kuvend, por modeli mundej t’i largojë nga ajo fatkeqësi në të cilën luftonin. Grekët, kuptohet, as që mendojnë për një gjë të tillë.
Kjo është poenta e dytë, sepse ne na duhet BE. Dhe në fund, poenta e tretë, shkurtë. Batica që po afrohet, i ngrit të gjitha barkat. Mbeten të fundosen vetëm ato barka që janë të lidhura për fundin. Të cilat nuk mund të ngritën. Kjo është tregimi për referendumin Maqedonas për këtë zgjidhje me Greqinë. Kjo baticë, mos u brengosni, do t’i ngrit të gjitha barkat. Referendumi do të ketë sukses. Për arsye se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk janë budallenj. Puna është vetëm një…Kush nga faktorët politikë do të zgjedh të mbetet i lidhur ne zinxhirë për fundin. Për ne Maqedonasit, kjo nuk është çështje e parëndësishme, sepse ne, për fat të keq, në histori, VMRO çdo herë ka mbetur në anën e kundërt të vendimet strategjike të cilat janë marrë dhe të cilat kanë qenë një lloj udhëkryqi në kontekste të veçanta historike për Maqedoninë. Dhe, për mua pyetja e vetme nuk është nëse do të kalojë referendumi. Do të kalojë 100%. Harroni anketat, harroni çdo gjë, do të kalojë mirë. Pyetja është nëse do të arrijmë që VMRO dhe a do të lejojnë ata të mos mbeten të fundosur, të lidhur në zinxhir, sepse kjo do të jetë përsëri një pikë në historinë e Maqedonisë në të cila ata kanë qenë kundër zgjidhjeve për prosperitetin e kombit”, tha Ordanoski.
Maja Ivanovska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Biljana Jordanovska