• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Hapet edicioni i 16-të i Festivalit ndërkombëtar të teatrit “Butrinti Summer Festival”, pjesëmarrëse edhe Maqedonia

July 9, 2018
in BALLINA, LAJME
Hapet edicioni i 16-të i Festivalit ndërkombëtar të teatrit “Butrinti Summer Festival”, pjesëmarrëse edhe Maqedonia
Share on FacebookShare on Twitter

Me komedinë “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit që e solli në skenë Teatri shqiptar i Metropolit, vepër me regji nga amerikani Justin Anderson u hap sipari i edicionit të 16-të të Festivalit ndërkombëtar të teatrit  “Butrinti Summer Festival”. 

Festivali ndërkombëtar i teatrit në Butrint,  do të vazhdojë deri më 14 korrik duke sjellë disa shfaqje në skenën antike me aktorët shqiptarë, por dhe të huaj.

Këtë herë, siç transmeton ATSH-ja, vijnë trupa nga Maqedonia, Ukraina, Greqia dhe Shqipëria duke performuar vepra të autorëve të njohur botërorë por nuk mungojnë veprat e antikitetit grek.

Sonte në skenë do të vijë shfaqja performancë “Personazhet e dramës së antikitetit grek” nga regjisorët Dinos Koubatis, Pandelis Garios.

Vijon në festival dhe shfaqja “Njeriu dhe zjarri” bazuar mbi mitin e Prometeut me regji nga Dejan Projkovski nga Maqedonia, ndërsa më 12 korrik do të vijojë shfaqja “Monger” nga artistët e TOB me koreografinë e izraelitit, Barak Marshall.

Shfaqja e fundit në festival do të jetë “Kopshti i qershive” nga Anton Çekhov, që e sjell në skenë trupa e teatrit të Ukrainës me regji nga Jaroslav Fedorishin.

Festivali ndërkombëtar i teatrit “Butrintit 2000” është parë si simbol i ballafaqimit të kulturave dhe i lirisë të krijimit artistik. Ai është arenë e dramaturgjisë së mjeshtrave të mëdhenj, të cilët vijnë dhe aktualizohen prej mbartësve të një realiteti bashkëkohor.

Në edicionet e tij kanë marrë pjesë trupa teatrore nga: Italia, Franca, SHBA, Anglia, Greqia, Rusia, Kosova, Zvicra, Republika Çeke, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Rumania, Spanja, Bullgaria, Ukraina, Holanda, Qipro, Hungaria, Suedia, Polonia e Shqipëria.

(MIA)

Tags: "Butrinti Summer Festival"FEASTVALI I TEATRIT
Next Post
Marrëveshja e Prespës do të kalojë në Kuvendin e Greqisë

Marrëveshja e Prespës do të kalojë në Kuvendin e Greqisë

Benzina shtrenjtohet për një denar, diseli për gjysmë denari

Benzina shtrenjtohet për një denar, diseli për gjysmë denari

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom