“Pritje të ngrohtë” për shkak të marrëveshjes së Prespës i përgatisin kryeministrit grek Aleksis Cipras qytetarë të Selanikut, të cilët përmes rrjeteve sociale organizojnë protestë para hotelit ku sonte Aleksis Cipras do ta ketë fjalën në Kuvendin e përgjithshëm vjetor të Federatës së industrive të Greqisë veriore.
Protesta është caktuar në orën 17 sipas kohës lokale, dy orë para fjalimit të kryeministrit grek.
Siç raportoi korrespondentja e MIA-s në Athinë, ministri alternativ i Punëve të Jashtme Jorgos Katrugallos në intervistën për radion “Njuz 247” ka komentuar protestën e caktuar, duke potencuar se është një numri i vogël i njerëzve që protestojnë. (MIA)