Gjykatësja Sllavica Andreevska sot i shqiptoi dënimet për shtatë të akuzuarit për tentativë për vrasje të deputetit Zijadin Sela në Kuvendin e RM-së më 27 prill vitin e kaluar.
Kire Gjorgjievski 13 vjet, Andrej Micov 10 vjet e gjashtë muaj, Oliver Oshavkovski 10 vjet e gjashtë muaj, Nikolçe Dimitrievski 10 vjet dhe gjashtë muaj, Aleksandar Janevski – Toshta 13 vjet, Nikola Vojminovski 13 vjet e gjashtë muaj dhe Kosta Delev 10 vjet e gjashtë muaj muaj.
Deputeti Zijadin Sela nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit për të dëgjuar aktgjykimin.
(MIA)