• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Seanca për “Titanik”, “T.N.T” dhe “Trust”

July 3, 2018
in BALLINA, LAJME
Seanca për “Titanik”, “T.N.T” dhe “Trust”
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca të reja gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik”, “T.N.T” dhe “Trust” janë caktuar për sot në Gjykatën Penale.

Seanca e kaluar për “Titanik” ishte anuluar për shkak të mungesës së të akuzuarës Gordana Jankullovska, për shkak të shtatzënisë së rrezikshme.

Gjykatësi Osman Shabani për shkak të mospërmbushjes së kushteve për mbajtjen e seancës e ndërpreu debatin, në të cilin duhej të fillojë paraqitja e dëshmive.

Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevksi, Goce Janevski, Xhezmi Amet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar nga PSP-ja për shoqërim kriminel, shpelje të së drejtës votuese, lëndim të së drejtës së caktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore të vitit 2012.

 

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe të akuzuarit në rastin “T.N.T.” për shembjen e kompleksit banesor-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fiat Canoski.

Në mesin e të akuzuarve për shembjen e “Kosmos”-it janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me shembjen e kompleksit “Kosmos” të Fiat Canoskit.

Seanca gjyqësore sot duhet të mbahet edhe për rastin “Trust”, në të cilin të akuzuar janë biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizikë dhe tre persona juridikë, në mesin e të cilëve edhe udhëheqësit e firmës “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tenderin e Elektranave të Maqedonisë.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë eurove.

Lënda, siç publikoi PSP-ja, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, nga të cilat dy të papublikuara në opinion nga 3.8.2011 dhe 6.10.2011.

(MIA)

Tags: "T.N.T.""Trust"gjykimetitanik
Next Post
KRRE do të shqyrtojë zgjidhje për prodhuesit e rrymës nga burime ripërtëritëse

KRRE do të shqyrtojë zgjidhje për prodhuesit e rrymës nga burime ripërtëritëse

Sesioni i dytë i grupit të punës të NKEU-MK “Mekanizma për luftë efektive kundër korrupsionit

Sesioni i dytë i grupit të punës të NKEU-MK "Mekanizma për luftë efektive kundër korrupsionit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom