Gazetarë ekonomikë nga 16 media turke me renome prej 5 deri më 8 korrik të këtij viti do të qëndrojnë në Maqedoni.
Siç informon Oda Maqedoni-Turqi (MATTO) për MIA-n, qëllimi është që të informohen për ekonominë e Maqedonisë dhe planet për zhvillim, e pastaj, këtë ta shpërndajnë te opinioni turk që ta njoftojnë me potencialet investuese, ekonomike, turistike dhe të tjera të Maqedonisë.
Sipas Odës, nuk duhet të harrohen as projektet me rëndësi globale, siç është Rruga e mëndafshit, korridoret transportuese dhe energjetike, dhe mentaliteti dhe kultura e afërt ballkanike, fuqia punëtore e arsimuar dhe e përshtatur.
“Është e rëndësishme që Maqedonia të punojë për veten, të ketë iniciativë dhe ta artikulojë, por edhe gjithmonë të ketë mundësi për partneritet”, shtojnë nga MATTO.
Prej atje përkujtojnë se në dhjetor të vitit 2016, presidenti Erdogan në Asamblenë e Përgjithshme të Bordit për bashkëpunim të jashtëm ekonomik të Turqisë (DEIK), publikoi se Ballkani do të jetë fokus i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, me ç’rast Qeveria turke mbeti konsekuente.
“Vizita e kryeministrit Zoran Zaev në Republikën e Turqisë në shkurt, takimet në nivelin më të lartë – me presidentin Erdogan, kryeministrin Jildirim, kryetarin e Kuvendit turk dhe Unioni i odave turke, e konfirmoi interesin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik bilateral dhe nxitjen e tregtisë”, theksojnë nga Oda.
Vizita e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, megjithatë rezultoi me zëvendësimin e Protokollit për prejardhjen e Marrëveshjes ekzistuese për tregti të lirë me Protokollin e Konventës Rajonale për Pan euro rregulla mesdhetare për prejardhjen e mallrave (PEM) dhe zgjerimin e mundësive për akumulim diagonal të prejardhjes së mallrave me vende tjera. Me këtë u krijuan kushte identike në zbatimin e rregullave për prejardhje, me çka akumulimi diagonal do të vlejë për vendet anëtare të BE-së, CEFTA dhe EFTA shtetet, ndërsa me perspektivë, edhe për vendet e Procesit të Barcelonës, vendet mesdhetare jo-anëtare të BE-së.
Në këtë, shtojnë nga MATTO, pritej që nga viti 2013 pasi dy vendet u inkuadruan në Konventë. Gjithashtu është arritur marrëveshje për hapjen e procesit të liberalizimit të mëtutjeshëm të tregtisë me prodhimet bujqësore dhe ushqimore.
(MIA)