Ju ftoj më në fund të gëzohemi në lajm të mirë – Maqedonia mori datë për fillim të negociatave në qershor të vitit 2019. Është bukur ndonjëherë së bashku t’i gëzohemi vendimeve pozitive për Maqedoninë. Mendoj se është e pahijshme qe deri sot të mohoet fakti se Maqedonia mori datë për negociata, tha kryeministri Zoran Zaev në seancën për pyetje të deputetëve, duke iu përgjigjur Goran Manojllovskit nga VMRO-DPMNE-ja, i cili pyeti nëse Maqedonia me të vërtetë ka marrë datë për fillim të negociatave për hyrje në BE, duke konstatuar projekte të parealizuara.
Dy argumente serioze, tha Zaev, janë dëshmi për datën e marrë – njëri është se skrining procesi në Maqedoni do të fillojë më 17 korrik.
“Dëshmi për këtë është se Këshilli evropian asnjëherë më nuk do të kthehet që Maqedonisë t’i caktojë datë për negociata. Më në fund fokusi i opozitës duhet të orientohet nëse Maqedonia do të hapërojë në fazat përgatitore të skriningut dhe kornizës negocuese, sa më mirë që në qershor t’i hapë kapitujt e parë nga procesi negocues”, tha Zaevi.
Në pyetjen e deputetit nëse do të veprojnë në pajtim me rekomandimet e BE-së dhe do të publikojnë shpallje të re për drejtor të ri të Agjencisë për punësim dhe do ta shkarrkojnë Spase Gligorovin, kryeministri u përgjigj se Gligorovi ka dhënë dorëheqje nga organet partiake dhe u largua nga trupat më të lartë të LSDM-së në pajtim me ligjin.
“Ai në mënyrë profesionale e kryen punën e tij dhe më në fund në Maqedoni administrata publike po plotësohet në pajtim me nevojat, e jo sipas defterëve prej më herët të përgatitura, që institucionet të plotësohen sipas nevojave partiake. Mundësi të barabartë korrekte kanë të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, u përgjigj Zaev.
Pyetjet e deputetëve filluan me gjysëm ore vonesë. Seanca për pyetje të deputetëve mbahet çdo të enjte në muaj.
Për shkak të obligimeve të kryeministrit Zoran Zaev në Bruksel të enjten, seanca u caktua për më 21 qershor, por pasi VMRO-DPMNE-ja ka vendosur atë javë të mos marrë pjesë në Kuvend, u ricaktua për sot. Deputeti Dragan Denev në fillim reagoi që në të njëjtën kohë mbahet seanca e Komisionit për çështje evropiane. (MIA)