Kryeministri Zoran Zaev sot në Bruksel do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Takimi mbahet dhjetë ditë para Samitit të Aleancës në Bruksel prej të cilit Maqedonia pret t’i dërgohet ftesë zyrtare për anëtarësim në NATO.
Zaev para takimit të sotëm me Stoltenberg deklaroi se pret të informohet se në Samitin e Aleancës më 11 dhe 12 korrik Maqedonia ta marrë ftesën e shumëpritur.
“Unë të premten në mëngjes do të jem me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Stolternberg në takim pune dhe në konferencë shtypi dhe e di se do të publikojmë pritje me vendim më 11 dhe 12 korrik për ftesën e Maqedonisë për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO. Kjo do të thotë dërgim i ftesës dhe respektim i skrinin procesit prej tre deri në pesë muaj që edhe njëherë ta kontrollojmë vendin dhe të shohim nëse në esencë është përgatitur në tërësi me ç’rast pas tre muajsh presim të hapet ftesa për nënshkrimin e Protokollit prej të gjitha vendeve anëtare të NATO-s”, tha Zaev.
Ai tha se është i bindur se të gjitha anëtaret e NATO-s do ta ratifikojnë Marrëveshjen.
“Do të na nevojitet ndihma prej miqve kjo do të jetë më shpejtë për shkak se Maqedonia me vite të tëra është duke pritur para dyerve të NATO-s. Besoj se ky inkurajim i fuqishëm nuk është vetëm për ne, por edhe për vendet e tjera kandidate për anëtarësim në NATO do të thotë motivim i fuqishëm për të vazhduar në rrugën nëpër të cilën ka kaluar Maqedonia dhe ja ia doli që përfundimisht ta marrë ftesën prej NATO-s”, tha Zaev.
Edhe koordinatori kombëtar për në NATO, Stevo Pendarovski në Seminarin e 98-të ROS-ROT që mbahet në Kuvendin e Maqedonisë, shprehu pritje se Stoltenberg sot do ta publikojë atë që qytetarët e Maqedonisë e presin me vite.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, nga ana tjetër, më 25 qershor deklaroi se pret në Samit shefat e shteteve dhe qeverive të dakordohen për negociata inkuadruese dhe se Aleanca do të mund ta ftojë Maqedoninë të bëhet anëtare e plotfuqishme nëse Marrëveshja për kontestin për emrin finalizohet.
“Pres që shefat e shteteve dhe qeverive të merren vesh për bisedime për anëtarësim, pastaj do të mund të ftojmë IJR e Maqedonisë që të bëhet anëtare e plotfuqishme përderisa Marrëveshja finalizohet. Finalizimi nënkupton ratifikim të tërësishëm, referendum dhe votim pozitiv, nëse kjo ndodh jam optimist” përsëriti Stoltenberg.
Stoltenberg tha se përderisa Marrëveshja për emrin nuk kalon në referendum, Maqedonia vështirë se do të marrë ftesë për në NATO.
“Nëse IJRM e zbaton dhe finalizon Marrëveshjen me votim pozitiv atëherë NATO-ja do ta ftojë vendin që të bëhet anëtare e plotfuqishme. Kjo është Marrëveshje historike e cila ofron mundësi historike që IJRM të bëhet anëtare dhe i ftoj njerëzit e vendit ta kapin këtë mundësi dhe ta mbështesin Marrëveshjen. Nëse nuk mbështetet Marrëveshja nuk shoh se si është e mundur të ftohet vendi. Kjo është mundësia e vetme dhe nuk duhet humbisur”, tha Stoltenberg.
(MIA)