Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet dita e fundit e seminarit të 98. Ros – Rot organizuar në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të NATO-s me temë “Integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor: përforcim i Projektit paqësor evropian”.
Pritet që të shpallen vërejtjet përfundimtare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ndërsa paraprakisht do të mbahen dy sesionet e fundit kushtuar mediave dhe marrëdhënieve ndëretnike në Ballkanin Perëndimor.
Në sesioni kushtuar Gjendjes së peizazhit të mediave të Ballkanit Perëndimor: ndikimi i dezinformatave dhe informatat e gabuara në krijimin e opinionit publik, është paraparë të drejtohet ministri pa resor i Qeverisë për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, ndërsa në panel diskutimin do të marrin pjesë Sinisha-Jakov Marushiç, gazetar i Ballkan Insajt/Rrjeti ballkanik hulumtues për raportim dhe Nemanja Todoroviç Shtiplja, kryeredaktor,
Temë e sesionit të fundit të këtij seminari të 98 Ros Rot janë marrëdhëniet ndëretnike të Ballkanit Perëndimor. Është paralajmëruar fjalë rasti të mbajë dhe zëvendëskryeministri i obliguar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistem Politik, Hazbi Lika, si dhe profesori pranë Universitetit të EJL-së Veton Latifi dhe drejtoresha ekzekutive e Qendrës për demokraci dhe pajtim në Evropën Juglindore, Zvezdana Kovaç.
(MIA)