Vendimi i Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së që Maqedonia dhe Shqipëria në qershor të vitit 2019 të fillojnë negociata inkuadruese u konfirmua edhe në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare të Unionit i cili vazhdon sot në Bruksel.
“Kjo është javë e mirë për vendin tuaj dhe për Ballkanin Perëndimor, BE-ja e hapi rrugën për fillim të negociatave për anëtarësim për Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019”, deklaroi dje kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në Bruksel.
Tusk tha se përparimi nuk do të ishte i suksesshëm pa angazhimin e fuqishëm të Qeveris së Maqedonisë, duke theksuar arritjen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit me emrin, që paraqet shembull për të tjerët në rajon se si duhet që të zgjidhen problemet.
Kryeministri Zaev, madje, theksoi se ky është lajm i madh i mirë për Republikën e Maqedonisë dhe data e dhënë është e merituar.
“Vendi ynë e meriton këtë”. Liderët e BE-së thanë po, vendi e meriton këtë. BE-ja pranoi që Maqedonia nga një vend i robëruar vetëm për një vit bëri një kthesë të madhe. Për vetëm një vit Republika e Maqedonisë është vend i ndryshimeve pozitive, i inkluzivitetit, i dialogut politik, për vullnet politik për zgjidhjen e problemeve me fqinjët”, tha në pres-konferencë kryeministri Zaev.
Zaevi theksoi se zgjerimi i ardhshëm, në të cilin do të përfshihet edhe Republika e Maqedonisë, është në thelb – konsolidim i Bashkimit Evropian.
Kryeministri Zaev, i cili në Bruksel është i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov dje pasdite u takua edhe me eurokomisarin për zgjerim Johanes Han, ndërsa takimi është vlerësuar si fillim praktik i përgatitjes për skenim të gjendjes së kapitujve që janë vlerësuar së bashku me datën për negociata.
Në takim, siç njoftuan nga Qeveria, është biseduar edhe për serinë e hapave të parashikuar që paraprijnë në zbatimin e marrëveshjes me Republikën e Greqisë por edhe për drejtimet kryesore për përforcimin e reformave në kapitujt që të parët do të hapen në qershor, vitin e ardhshëm – mbizotërimi i të drejtës dhe gjyqësorit dhe të drejtat fundamentale. Është biseduar edhe për fillimin e krijimit të strukturës negociuese duke marrë parasysh përvojat krahasuese të vendeve që negociojnë ose kanë negociuar me BE-në, kontekstin tonë të brendshëm dhe opinionin e KE-së.
“Nuk ka kohë për festime. Pasojnë 365 ditë pune për punë intensive për të arritur detyrën historike të negociatave të suksesshme dhe të shpejta për anëtarësimin në BE të Republikës së Maqedonisë”, ka qenë mesazhi i përbashkët nga ky takim.
Kryeministri Zaev dje shpjegoi se Maqedonia mori datë të pastër për fillim të bisedimeve me BE-në dhe se rreth 20 korrikut, me vizitë të eurokomisarit Johanes Han, do të fillojë procesi i skriningut sipas kapitujve.
Zaev, i cili në Bruksel merr pjesë në procesin Kran Montana, tha se Maqedonia është e përgatitur për negociata dhe se gjithçka që bëhet në reformat në gjyqësi, në media, në administratën publike, në siguri, është plotësisht e koordinuar me Komisionin Evropian dhe me Delegacionin Evropian.
Ndërkohë, shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias, madje shprehu bindje se Marrëveshja nga Prespa do të ratifikohet në parlamentin grek nga shumica e deputetëve, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Nuk ka shanse që të mos votohet në Parlament”, tha Koxias në intervistë për radion greke “Njuz 247”, duke e përsëritur qëndrimin e tij nga dhjetori i vitit të kaluar se ekziston shumicë e deputetëve, e jo parti të cilat do ta mbështesin marrëveshjen.
Kryeministri Zaev sot në Bruksel do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, me ç’rast është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp. Takimi po ndodhë në virgjilje të Samitit të NATO-s i caktuar për 11 dhe 12 korrik në të cilin Maqedonia duhet të marrë ftesë për anëtarësim në Aleancë.
(MIA)