Besoj se historia do t’i arsyetojë forcat progresive nga të dy vendet, të cilat i tejkaluan dallimet nga e kaluara dhe së bashku krijojnë ardhmëri, shkroi Aleksis Cipras në Tuiter, pas takimit të Partisë Socialiste Evropiane, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, në takimin e djeshëm në Bruksel, një nga temat e socialistëve evropianë, ka qenë edhe Marrëveshjes e Prespës.
“Socialistët evropianë me entuziazëm e përshëndetën Marrëveshjen me fqinjët e tanë verior. Thellësisht besoj se historia do t’i arsyetojë forcat progresive nga të dy vendet, të cilët i tejkaluan dallimet nga e kaluara dhe së bashku krijojnë ardhmëri shpresuese”, shkroi kryeministri grek në profilin e tij në Tuiter.
Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, duke iu referuar informatave të saj publikoi se në takimin e Partisë Socialiste Evropiane PES), Cipras ka thënë se java e kaluar ka qenë historike për Greqinë për shkak të Marrëveshjes nga Prespa dhe vendimi i euro-grupit për borxhin grek.
“I mbyllëm llogaritë nga e kaluara”, tha Cipras, sipas informata, në fjalimin e takimit përgatitor të PES.
Ai i akuzoi kryetarin e Demokracisë së Re Kirjakos Micotakis dhe lideren e Lëvizjes për Ndryshime, se kanë formuar “fron të përbashkët të hipokrizisë politike dhe populizëm nacionalist”, publikoi ANA-MPA dhe shkruan se pjesëmarrësit në takim i kanë uruar qeverisë greke dhe kanë thënë se Marrëveshja është “arritje historike me të cilën krenohen të gjithë forcat progresive në Evropë”.
(MIA)