Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë dhe Organizata ndërkombëtare për migracion (ONM) i bën thirrje Bashkimit Evropian të gjejë zgjidhje të përbashkët dhe qasje të re për krizën me migracionin në Detin Mesdhe.
Dy agjencitë e organizatës botërore u drejtuan deri tek vendet anëtare të BE-së për të rënë dakord për masa të përbashkëta të cilat “në mënyrë drastike do ta ulin numrin paarsyeshme të humbjes së jetës njerëzore në det”.
“Në 10 ditët e fundit jemi dëshmitarë si anije në Detin Mesdhe, të cilët bartin refugjatë të shpëtuar dhe emigrantë të tjerë, nuk mund të lundrojnë në portet për shkak të mosmarrëveshjeve politike në Evropë”, thuhet në kumtesën e komisiarit të lartë të KB-së për refugjatë, Filipo Grandi.
(MIA)