Vulosja përfundimtare e Marrëveshjes me Greqinë dhe verifikimi si ligjor dhe i preferuar për përmirësimin e statusit të shtetit me hyrje në BE dhe NATO, duket se do të varet nga referendumi pro ose kundër pranimit të emrit Maqedonia Veriore.
Parimisht, data me kusht për negociatat është qershor -2019, kuptohet, varësisht nga rezultatet nga referendumi. E njëjta vlen edhe për BE edhe për NATO.
Mirëpo, hyrja e Maqedonisë nuk varet vetëm nga referendumi, por nga reformat në administratën publike, gjyqësinë, shërbimet e kundërzbulimit dhe nga lufta kundër korrupsionit. Gjë që nuk varet vetëm nga ndryshimet në Ligjin kundër korrupsionit, por edhe nga mënyra në të cilën do të reformohet Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit.
Për arsye se fokusi, në frymë demokratike, është i kthyer nga qytetarët në duart e të cilëve është fati i Maqedonisë, identitetit, gjuhës, kulturës dhe historisë, për të cilat opozita vlerëson se janë gjërat më të rëndësishme që e posedojmë si komb dhe se ndryshimi i Kushtetutës është i papranueshëm, mbetet të shohim nëse ata do ta bojkotojnë referendumin ose jo.
Nga ana tjetër, përshtypja e përgjithshme në opinion është që me, ose pa referendumin, Qeveria ka marrë vendim pozitiv i cili do të ndihmojë në përparimin e shtetit pa ndryshimin e karakteristikave të njëjta ashtu si vlerëson opozita.
Mirëpo, referendumi ndoshta në masë më të madhe varet nga mënyra dhe forma e zbatimit.
Nëse Komisioni Shtetëror Zgjedhor është përgjegjëse për zbatimin obligues në nivel shtetëror, që nënkupton se duhet të jetë funksionale, Lista Zgjedhore në gjendje solide, institucionet përkatëse të koordinuara mirë me KSHZ, Kodi Zgjedhor i pastruar dhe i përcaktuar për proces të drejtë dhe demokratik të referendumit, në këtë rast, ndërsa edhe vetë Ligji për referendum dhe iniciativat qytetare të harmonizuara me ligjet tjera, atëherë mundemi lirisht ta parashikojmë fundin dhe rezultatin.
Deri në fund të muajit Qeveria, më saktë Komisioni për zgjedhje duhet të thirr mbledhje dhe më në fund të shihet përmbajtja partiake e KSHZ, presidenti i së cilës do të jetë nga radhët e opozitës. Sipas informatave të fundit, me siguri mbledhja do të mbahet javën e ardhshme, ndërsa punën e zvarrit opozita e cila është e pavendosur rreth zgjedhjes së kandidatëve.
Nga LSDM, për anëtarë të KSHZ janë të propozuar Boris Kondarko, presidenti i mëparshëm i KSHZ, Janakie Vitanovski, anëtari i mëparshëm i Komisionit për lustrim dhe Radica Risteska, gjykatëse nga Ohri.
Vlerësohet se Ligji për referendum dhe iniciativa qytetare është i vjetër dhe i paqartë në më tepër nene i pakoordinuar me ligjet tjera, ndërsa njëkohësisht propozohet zvogëlim i censusit të lartë prej 50% plus 1 votë dalje.
Dhe, derisa partitë dhe opinioni kalkulojnë se si më mirë të dilet në krye me këtë çështje të rëndësishme historike, nga BE caktuan datë me kusht për fillimin e negociatave, por kjo nënkupton respektimin e plotë dhe përmbushjen e kushteve të caktuara: zbatimi i prioriteteve të reformave, zbatimi i marrëveshjes me emrin, raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe vendim nga Këshilli i BE.
Ose, përkthyer, Maqedonia gjendet në vijën e hollë të shpatës me dy tehe. Ose, edhe më mirë, rruga drejt BE është e rëndë.
Biljana Jordanovska