Nga sot deri të premten në Kuvendin e Maqedonisë do të mbahet Seminari i 98. ROS-ROT.
Seminari organizohet nga Asamblea parlamentare e NATO-s në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në temë: “Integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor: përforcim i projektit paqësor evropian”.
Fjalë përshëndetëse do të kenë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryetari i Asamblesë parlamentare të NATO-s Paolo Ali, ambasadorja zvicerane në Maqedoni Sibil Suter Tejada, ndërsa paralajmërime kyçe do të japë deputeti i mëparshëm special i Ballkanit dhe zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për operacione, Xhejms Perdju.
Në tri ditët e seminarit do të mbahen tetë sesione. Sesioni i parë i kushtohet Përforcimit të ligjit, reformave në administratë dhe gjyqësor dhe luftës kundër korrupsionit. Në këtë sesion është paralajmëruar fjalë rasti të mbajë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ndërsa në panel debatin do të marrin pjesë euroambasadori i mëparshëm në Maqedoni dhe bashkëpunëtor i lartë shkencor në Qendrën për studime evropiane Ervan Fuere dhe Maria Risteska nga Qendra për hulumtim dhe krijimin e politikave.
Sesioni i dytë u kushtohet Marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor: Masa për ndërtimin e besimit, ndërsa është paralajmëruar të mbajë fjalim edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ndërsa më pas do të organizohet tryezë e veçantë ku disa ambasadorë do të flasin për perspektivat nga fqinjët.
Në sesionin e tretë për krizën me emigrantët dhe rutën ballkanike do të mbajë fjalim ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, përfaqësuesi i UNHCR-së, Tihomir Nikolovski dhe Aleksandar Todosiev nga MARRI.
Sesionet e nesërme u janë kushtuar vendeve aspirante të NATO-s nga Ballkani Perëndimor: Rruga përpara, Reformat në sektorët e mbrojtjes dhe sigurisë dhe nga Shkupi deri në Bruksel: hapat e ardhshme në procesin euro-integrues. Është paraparë fjalë rasti të kenë, mes tjerash, ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bujar Osmani.
Të premten do të mbahen sesioni i shtatë dhe i tetë i Seminarit ROS-ROT ndërsa i kushtohen Gjendjes së mediave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ndikimit të dezinformatave dhe informacioneve të të gabueshme në krijimin e opinionit publik dhe Marrëdhënieve ndëretnike të Ballkanit Perëndimor.
(MIA)