“Çështja e Maqedonisë: përfitimet nga marrëveshja dhe perspektivat e Ballkanit” është titulli i ngjarjes – diskutimit politik që sonte organizojnë nga dega e SYRIZA-s në Selanik. Paralelisht, si reagim dhe në shenjë mospajtimi me marrëveshjen e nënshkruar, ithtarët e PAOK-ut, por edhe anëtarët e lëvizjes së Selanikut paralajmëruan protestë para Qendrës Kulturore ku do të mbahet debati.
Në ngjarjen e organizuar nga partia në pushtet, është planifikuar të flasin deputeti i SYRIZA-s nga Selaniku, Triandafilos Mitafidis, koordinator për politikë evropiane në SYRIZA, Jorgos Ververis dhe profesori i shkencave politike nga universiteti i Selanikut, Aristotelis, Vermud Orbake.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina,ithtarët e PAOK, paralajmërojnë “pritje siç u ngjan” dhe premtojnë se “nuk do të mbahet një ngjarje e tillë propaganduese poshtëruese”.
“Më 17 qershor e nënshkruan vendimin final dhe të parevokueshëm, duke ua dhënë trashëgiminë kulturore të Maqedonisë dhe duke e njohur bashkë me gjuhën maqedonase dhe identitetin për një shteth të sllavëve. Por, nuk mbetën vetëm me kaq, por tentojnë të na bindin për “suksesin e madh” në këtë procedurë të tyre dhe organizojnë ngjarje për “përfitimet” e marrëveshjes”, kumtojnë ithtarët e PAOK.
Pavarësisht kësaj proteste, në tubim të qetë, para qendrës kulturore në Selanik bëjnë thirrje edhe lëvizja e Selanikut.
(MIA)