Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisioni për çështje ekonomike, për sistem politik dhe marrëdhëniet me komunitetet, për arsim, shkencë dhe sport, për punë dhe politikë sociale dhe Komisioni Legjislativ.
Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike janë propozim ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për produktet e ndërtimit, për ndryshimin e Ligjit për tregti, dhe për ndryshim të Ligji për inspektoratin shtetëror të tregut, tre në leximin e dytë dhe të dorëzuara nga deputetët e shumicës parlamentare.
Pika e vetme në rend ditor të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve është Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbikëqyrjen inspektuese, në lexim të dytë, të dorëzuar nga deputetët e shumicës.
Komisioni për arsim, shkencë dhe sport do të debatojë për propozim ligjet për ndryshim të Ligjit për trajnim dhe sport për drejtor të shkollës fillore, të mesme, konvikt dhe Universiteti i hapur për qytetarët për të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe të Ligjit për themelimin e fakultetit teknologjik – teknik, Fakultet i Veterinarisë dhe Fakultet Juridik në kuadër të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, të dytë në lexim të parë, si dhe për propozim ligjin për mbështetjen e të rinjve gjatë blerjes së instrumenteve muzikore, në lexim të dytë.
Në seancën e Komisionit për punë dhe politikë sociale do të shqyrtohet Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhëniet e punës, në lexim të dytë, ndërsa Komisioni Ligjvënës do të mbajë tre seanca të njëpasnjëshme ku do të shqyrtojë më shumë zgjidhje ligjore.
(MIA)