Nje grup romësh të pastrehë kanë marrë valixhet dhe janë vendosur përpara godinës së ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Ata kërkojnë që ministria t’ju gjejë vendstrehim të përshtatshëm për ta. Per momentin si zgjidhje ministria ju ka ofruar strehim në fshatin Cecino. Ata refuzojne këtë ofertë meqë thonë në atë vend ata janë të padëshirueshëm nga bashkëqytetarët e etnive të tjera dhe keqtrajtohen nga ata. Per momentin ata presin pergjigje nga ministrja Carovska ndërkohë që kjo e fundit është duke mbajtur një konferenceë për mediat.