Pakoja e lidhjes për vitin 2018 në përputhje me Agjendën digjitale për Ballkanin Perëndimor e cila fillon sot me kuvendin digjital i cili mbahet në Sofje, në dispozicion ka 220 milionë euro grante nga BE-ja, nga të cilat 190 milion euro për projekte për lidhje dhe 30 milion euro për mbështetje teknike për lidhje të projekteve digjitale.
Siç lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Sofja, projektet digjitale në pakon për lidhje për këtë vit fokusohen lidhja e mirë e internetit me qasje brezgjerë, që është kusht themelor për transformim digjital të ekonomive të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Qëllimi kryesor i projekteve digjitale në kuadër të agjendës për lidhje janë rritja e përfshirjes së internetit me qasje brezgjerë në Ballkanin Perëndimor, tejkalim përfshirës i ndarjes të mjediseve urbane dhe rurale nëpërmjet përgatitjes të investimeve të synuara, lidhjes së shkollave, institucionet publike dhe institucionet shëndetësore dhe sigurimi i qasjes më të mirë të aplikimeve për e-Tregti, e-Qeveri dhe e-Shëndetësi.
BE ka për qëllim deri në vitin 2025 të krijojë një shoqëri Gigabit, ndërsa më pas nënkupton në të gjitha shkollat, qendrat transportuese dhe shërbimet më të mëdha publike të kenë qasje në internet me shpejtësi prej 1.000 mega bit në sekondë apo 1 Gigabit lidhje. Segmenti i dytë nga ky qëllim është të gjitha amvisëritë, mjediset rurale dhe urbane të territorit të BE-së, të kenë qasje drejtë rrjeteve të cilat ofrojnë shpejtësi nga së paku 100 mega bajt në sekondë, me mundësi për tu rritur deri 1 Gigabit.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor nevojiten investime më të mëdha me qëllim që të arrihet BE dhe qëllimet për një shoqëri Gigabit deri në vitin 2025. Hapat e parë janë identifikimi i projekteve infrastrukturore të cilët janë të nevojshme për sigurimin e shqyrtimit të vetëm të lidhjes digjitale në gjashtë ekonomitë e rajonit deri 2018/2019 dhe infrastruktura momentale infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor mund të merret me rrjetin fibër, që mundëson shpejtësi më të madhe dhe shpenzime më të vogla nga rrjetet tradicionale të bakrit.
Të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor shfaqën përkushtim të fuqishëm të Agjendës digjitale dhe ato për uljen e çmimeve të roamingut në rajon dhe çmime më të vogla për roaming mes rajonit dhe BE-së, përmirësim i klimës për projekte digjitale duke mundësuar tregje të qëndrueshme dhe konkurruese në sferën e telekomunikacionit, përfshirje më të shpejtë me internet me qasje brezgjerë, zhvillim të eQeveri, eFurnizim dhe eShëndetësi, investim në aftësitë digjitale dhe investim në besim dhe siguri digjitale.
Më 6 shkurt të këtij viti KE-ja e prezantoi Strategjinë për Ballkanin Perëndimor, duke publikuar gjashtë iniciativa udhëheqëse për rajonin, midis të cilave dhe Agjenda digjitale për Ballkanin Perëndimor, e cila përfshin drejtime për uljen e çmimeve në roamingut, mbështetje për përfshirje me internet me qasje brezgjerë, eQeveri, eFurnizim dhe eShëndetësi dhe aftësive digjitale.
Më 17 maj të vitit 2018 në deklaratën e Samitit për Ballkanin Perëndimor në Sofje u prezantuan aksionet vijuese në fushën e lidhjes, duke përfshirë 30 milion euro në mbështetje teknike për projekte digjitale në rajon.
Në sesionin kushtuar Agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor në kuadër të kuvendi Digjital dy-ditor në Sofje, përveç eurokomisares për ekonomi digjitale dhe Shoqëri, Maria Gabriel, do të drejtohet edhe ministri për shoqëri informatike dhe administratë i Maqedonisë Damjan Mançevski.
Është paraparë të drejtohen edhe zv.ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Dorina Çinari, ministri boshnjak i komunikimit dhe transportit, Ismir Jusk, ministri për inovacione dhe sipërmarrje i Kosovës Besim Beçaj, sekretarja shtetërore në Ministrinë e tregtisë, turizmit dhe telekomunikimeve e Serbisë, Tatjana Matiç.
Kuvendi digjital është organizuar nga Komisioni Evropian dhe Presidenca bullgare me Këshillin e Bashkimit Evropian.
(MIA)