Familjes së cilës i humbën jetën tre fëmijët nga zjarri në shtëpinë e tyre në Veles, punëtorët social i ofruan qëndrim me qira që para se të ndodhte tragjedia, por ajo ka refuzuar. Nëse ekziston ndonjë lëshim i mundshëm në punën e tyre, këtë po e heton inspeksioni social i cili të premten dhe sot nodhet në Qendrën e Velesit, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, edhe pse, potencon, me sistenmin e tanishëm përgjegjësia e punonjësve social përfundon me pagesë të të të drejtave të caktuara sociale.
Ajo sot pati taskim me prindërit e fëmijëve që pësuan nga zjarri, të cilët paraprakisht, siç tha, ishin vizituar nga punonjësit social, janë pjesë e sistemit të mbrojtjes sociale, ndërsa morënnjë herë ndihmë në të holla dhe mbështetje.
Ata e informuan ministren se para dy tre viteve kur janë ndarë banesat sociale, atyre nuk u është ndarë banesë, por personave të ciltë kanë pasur banesë.
“Ata dëshirojnë banesë shtetërore. U premtova se bashkarisht do të parashtrojmë kërkesë në Komisionin për banesa shtetërore të shqyrtojmë nëse në Veles ka banesë ekzistuese apo objekt tjetër në të cilin ata do të mund të vendosen. Në shtet nuk ka banesa të cilat mund t’u ndahen asnjë personi, kështu që as atyre, por të mund në të të jetojnë”, tha Carovska duke u prëgjigjur në pyetjen në konferencën për shtyp, në të cilën u prezantua Propozim ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Tha se madje në takimin e sotëm pranuan që një muaj të vendosen me qira, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë për vendosje të përhershme.
Tragjedia e tillë e madhe, tha Carovska, është edhe një dëshmi se nevojitet ndryshim i sistemit të mbrojtjes siciale, diçka në të cilën kjo Qeveri po punon.
Për momentin, siç tha, një punonjës social udhëheqë 350 deri 500 raste, që, potencoi, është e pamudnur të menaxhohet. Prandaj, informoi ajo, në rrjedhë janë konkurset për punësim të 136 personave të rinj. prej korrikut deri në tetor të gjithë punonjësit social dhe 30 prë qind e të punësuarve në ARM do të vizitojnë trajnime për menaxhim me rastet sociale.
Burimi: Koha