Gjithsej 692 leje për furnizimin të traktorëve përmes Programit IPARD 2 në vlerë prej 5,8 milionë euro do të nënshkruhen në ditët në vijim.
Nënshkrimi zyrtarisht filloi sot në ngjarje publike në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Siç u tha, pjesa më e madhe e mjeteve janë për furnizimin e traktorëve, por bujqit kanë treguar interes edhe për mekanizëm kyçës kultivatorë, plehra shpërndarës, spërkatës, sisteme pikë për pike, linja për transport të ushqimit…
Pjesa më e madhe e aplikimeve janë nga rajoni i Pellagonisë, ndërsa më pak ka nga i Pollogut.
“Ky është numër rekord i shfrytëzuesve të mjeteve nga ekzistimi i Programi IPARD në përgjithësi. Me këtë mbështetje do të avancohet gjendja e fermëve dhe ekonomike bujqësore, ndërsa kjo do të thotë konkurrencë më të madhe”, theksoi ministri Lupço Nikollovski pas ndarjeve të marrëveshjeve.
Sipas drejtprit të Agjencisë Pagesore Nikollçe Babovski, gjatë kohës kur Maqedonia pret datë për negociata për anëtarësim në BE, më shumë se e nevojshme është mbështetja përmes fondeve evropiane.
Virve Vimpari nga delegacioni i BE0-së në Shkp potencoi se absorbimi i mjeteve IPARD varet shumë nga gadishmëria e institucioneve, fermerëve, sipërmarrësve dhe organeve të cilat duhet të kryejnë kontrollin.
Nga gjithsej 5,8 milionët e projektuar për çfarë do të nënshkruhen marrëveshjet këto ditë, 4,3 milionë janë para evropiane, ndërsa 1,4 milionë mjete nga financimi kombëtar. (MIA)