Kryeministri Zoran Zaev sot priti delegacionin e Zyres për shërbime të projekteve të Kombeve të Bashkuara (UNOPS) kryesuar nga zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të KB-së dhe drejtoreshë ekzekutive e UNOPS-it, Greta Faremo.
Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, të dy palët kanë shprehur kënaqësi bga nënshkrimi i marrëveshjes për zgjidhje të kontestit të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin dhe për partneritetin strategjik, duke e vlerësuar si të dobishëm jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin.
Drejtoresha e UNOPS, duke cekur se është krenare që ka takim me kryeministrin e Maqedonisë në ditë historike, e transmetoi mbështetjen e fuqishme nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Zyra për Shërbime Projektuese e Kombeve të Bashkuara (UNOPS) për rrugën e Maqedonisë për aspiratat euroatlantike.
Faremo theksoi se posaçërisht është e kënaqur që me Minsitrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, kanë këmbyer letra për hapjen e Zyres projektuese të UNOPS-it në Shkup, që do të thotë rritje e bashkëpunimit në sigurimin e shërbimeve në infrastrukturën e qëndrueshme, furnizimet e qëndrueshme dhe menaxhimin e qëndrueshëm me projekte, të cilat përfshijnë ndërtim të shkollave, rrugëve, urave dhe spitaleve, si dhe furnizim të mallrave dhe trajnim të personelit lokal.
Në takim, kryeministri Zaev e theksoi rolin e UNOPS-it si partner i rëndësishëm për zhvilimin e Maqedonisë, i cili në realizimin e misionit të vet mbështetë projekte në infrastrukturë, furnizime, menaxhmentin financues dhe resurset njerëzore.
Ai e ceki rëndësinë e jashtëzakonshme të UNOPS-it në këmbimin e praktikave më të mira për reformat të cilat Maqedonia tashmë i ndërmori për sigurimin e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian.
Kryeministri Zaev dhe përfaqësuesja e UNOPS-it u dakorduan se me rëndësi të jashtëzakonshme është realizimi i projektit qeveritar të vendosjes së Garancës për të rinj, si masë për rritje të punësimit të të rinjve, posaçërisht në mjediset rurale, ku tashmë po realizohen projekte infrastrukturore të cilat do ta përmirësojnën standardin e të rinjve, por edhe do t’i bëjnë konkurrentë në tregun e punës.
Burimi: Koha.mk