Përfaqësues të qytetarëve, të cilët protestonin kundër marrëveshjes me Greqinë për emrin për momentin janë para selisë së VMRO-DPMNE-së dhe presin takim me liderin partiak, Hristian Mickoski.
Kryetari i Shoqatës “Këshilli Kombëtar Maqedonas Mekedonium” Strasho Olumçev për MIA-n tha se do të kërkojnë që në bisedën me Mickoskin deputetët të japin dorëheqje dhe të dalin para Kuvendit që t’i mbështesin qytetarët në protestat kundër marrëveshjes për emrin.
Grupi më i madh nga Shoqata u kthye para Kuvendit ku do të vazhdojnë me protesta.
Komunikacioni në rrugën para Kuvendit është bllokuar, ndërsa përreth ndërtesës së parlamentit ka preni të përforcuar të policëve.
Qytetarët para Parlamentit, kërkuan dorëheqje nga Qeveria dhe në shenjë revolte dogjën një kopje nga marrëveshja me Greqinë, duke e këndur njëkohësisht himnin maqedonas dhe këngën “Një emër kemi”.
“Nuk do të lejojmë të kalojë kjo marrëveshje”, brohoritnin qytetarët e pakënaqur. Ata njëherit e ftuan VMRO-DPMNE-në që të dalë nga Kuvendi dhe të mos e mbështesë Dokumentin e Prespës.
Sipas qytetarëve të cilët protestojnë para Kuvendit, referendum nuk do të ketë.